• |
ide | kryesore

Rama për emigrantët: Nuk do bëhemi shpëtimtarët e vendeve të pasura!

Lajme, Të fundit



Pasi mori përgjigje negative nga vendet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka më të lehtë të flasë për refuzimin e kampeve të emigrantëve. Fillimisht Rama e mohoi këtë zgjidhje në një intervistë për mediat gjermane, por pas takimit me homologun malazez sot në Shkodër, kryeministri shqiptar e përsëriti edhe njëherë se Shqipëria nuk ka pse të kthehet në shpëtimtaren e vendeve të pasura të BE-së.

“Nuk mund të jemi as vende gardhesh, por as heronj shpëtimtarësh të vendeve të pasura që nga njëherë janë të tunduara ti trajtojnë emigrantët si mbetje toksike.

Është e vërtetë kemi pasur gjatë këtij viti 15 fishin e fluksit të një viti më parë. Ky fluks si shumëfishim është i jashtëzakonshëm si numër relativ nuk është i tillë që ne të vëmë alarmin dhe të trokasim në dyert e Europës për të kërkuar ndihmë. Në këtë pikë jemi europianë me shumë se europian se shumë europianë. Jemi në kontakt me miqtë tanë për të garantuar që të mos jemi të kërcënuar nga flukse që nuk i përballojmë dot objektivisht, që do të thotë nëse kemi rritje fluksesh nga kufiri i gjelbër me Greqinë, si rezultat i një situate të vështirë në Greqi dhe Itali sepse u lanë vetëm nga të pasurit e Europës në atë proces, kjo pastaj do të përbënte një nevojë për të vënë sëbashku alarmin. Por nuk jemi këtu për të vënë gardhe me njëri-tjetrin, do bashkëpunojmë sic bashkëpunojmë me ministrinë e Brendshme në Greqi, Maqedoni për të garantuar që të jemi sa më stabël brenda vendeve tona, por edhe ai që është humanizmi ynë dhe që krenohemi të mos cënohet” u shpreh Rama.

Deri pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare dhe deputetë gjermanë pranuan se ishte Ministri i Brendshëm që ishte vetëofruar për te ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri. Propozimi u hodh poshtë në mbledhjen e Këshillit Europian, pasi liderët e BE konsideruan se një grumbullim i tyre në kampe jashtë BE-së nuk ishte në përputhje me vlerat europiane.

Pas vendimit për shtyrjen e negociatave, tashmë edhe kryeministri Edi Rama po përsërit të njëjtin mesazh duke u shfaqur madje i indinjuar për trajtimin e emigrantëve si mbetje toksike.



2 Comments

  1. “”’ Pasi mori përgjigje negative nga vendet e Bashkimit Europian … “”””

    ah Bushat kurva , Bushat kurva.. Po rama ja u tha qe para se te merrej vendimi per hapjen e negociatave gjate nje vizite ne Berat , dhe ne disa ragime ne Facebook qe kjo gje nuk do te ndodhi dhe se jane te tera fantazi.

    Kurse ti si kurve qe je mundohesh ta paraqitesh si hakmarrje ndaj europes.

    1. o ti lavir qe perdor emra ,si andi jo bushati,bushat kurva e tjer si kriminelet frrok,rosh,ndok,artur bush edvin rama,agron xhafa,geron gjafa ishte po ky mut stalini qe u ofrua me fatmut xhafen ti marr 600 mij kriminel si ti,rama,tahiri,balla,olsietj.genjeu austriaku,e gjermani kur tha ram qelbesira u vet ofrua,siq ju ofrua metes rama ti thith ngjalen metes.ik pirdhu ne qenef negjmije ku je ngjizur e lindur me ramen shok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *