• |
ide | kryesore

Shpërfillja e Vetingut nga Arta Marku/ Përfaqësuesi i ONM-së: Jam i zhgënjyer!

Lajme, Të fundit



Mungesa e Arta Markut në dëgjesën për vetingun ka rënë në sy të kryesueses së seancës Genta Tafa Bungo, që ka kërkuar nga avokatja e kryeprokurores sqarime për mos paraqitjen në këtë seancë. Por edhë, vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, ka shprehur keqardhje për ketë mungesë.

Ai ka kërkuar më shumë sqarime dhe debat për cështjen e ngritur në seancë, që i referohet kohës që zonja Marku ka qenë prokurore në Shkodër në vitin 2016 dhe ka kërkuar arrest me burg për një shtetas me inicialet A.B. që akuzohej për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo masë është vlerësuar si ekstreme, nga relatorja.

Përfaqësuesi i ONM Jacobs u shpreh: Jam i zhgënjyer që, kryeprokurorja nuk është e pranishme. Doja të benim një debat. Dua të bëj disa komente për një nga cështjet që u diskutua këtu. Unë shoh që në këtë cështje ku një drejtues është ndaluar teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kur subjekti ishte prokurore. Unë nuk e mbështes konsumin e alkoolit teksa drejton mjetin, por subjekti Arta Marku ka vite që është prokurore, besoj se ajo e bën dallimin mes kriminelit dhe shkelësit të ligjit. Jo cdokush që shkel ligjin është kriminel. Ne në Belgjike dhe në Itali, ata që përfundojnë në paraburgim me shumë mundësi edhe dënohen. Këtu në Shqipëri vetëm një përqindje e vogël e atyre që janë në paraburgim marrin dënim me burg, ndaj është shumë e rëndësishme që të argumentohet hollësisht pse një person duhet të rrijë në burg teksa hetohet. Unë ndaj doja ta kisha sot atë këtu që të debatonim profesionalisht.

Ndërkohë avokatja e Markut la të kuptohet se personi që ishte i dehur në drejtim të mjetit e kishte përsëritur disa herë këtë shkelje dhe kërkesa e Arta Markut kishte pasu qëllim parandalimin e një aksidenti, që mund të ishte me pasoja fatale.

Jacobs: E kisha fjalën që prokurori duhet të sillte prova dhe shpjegime pse duhet të rrinte në burg personi, pse rrezikonte të kryente aksident, duhet ta provonte një gjë të tillë. Ajo që vlerësoj te ajo është që i arrestuari nisi gjyqin shume shpejt, pra dy javë pas arrestimit. Por masa e sigurisë nuk është e argumentuar me prova.



3 Comments

  1. Edhe themi qe para ligjit jane te gjithe te barabarte edhe e shkelim ate .Ketu tek ne kush eshte me pushtet ,kush eshte ne postet me te larta drejtuese nuk duhet te paraqitet vete por me avokat .Kush eshte kjo -Nafije-Marku-qe ne komisionin e degjimit dergon avokat dhe nuk paraqitet vete si gjithe te tjeret?Keta jane shkelsit kryesor te ligjit .

  2. keshtu eshte kur njerezit katapultohen ne poste qe nuk i meritojne. Po si thone shkodranet te hyfte vetja ne qejf. Katunarja beje cfare te duash prape katunare do ngeli

  3. kjo prokurore ,kjo esht kore e thare muti e stalinit qe kristaq rama ja ka ruajtur shizofrenit,bastardit e kokpalarit rama per koh te veshtira te lepij.muti me mut nuk behet pozitiv por behet nji grumbull mut,e ne ps duhet mullar qe te mbajn mutin drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *