• |
ide | kryesore

Shtohet misteri i vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë mësuar rreth vetëvrasjes së mistershme të Shkëlzen Qordjes, gardisti i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 30 qershorit brenda institucionit të Gardës së Republikës.

Nga regjistri i hyrje-daljeve të shërbimit të Gardës së Republikës, 31-vjeçari Qordja kishte hyrë në ambientet e brendshme rreth orës 6 e 45 minuta të mëngjesit. Kjo gjë është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë të cilat vërtetojnë se i ndjeri ishte i vetëm në automjetin tip Hyundai.

Më pas mbetet ende e paqartë se në çfarë ore u krye akti nga Qordja, ndërsa në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme pohohet se “viktima u gjet i pajetë rreth orës 9 e 30 të ditës së shtunë”.

Ndërkohë nga dëshmitë e dy shokëve të Shkëlzen Qordjas, vërtetohet se ata kishin frekuentuar dy lokale të ndryshme në kryeqytet, një ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, e deri në orët e para të mëngjesit të asaj të shtune.

Viktima, sipas miqve të tij, kishte konsumuar vetëm dy birra, duke hedhur poshtë variantin se, ai mund të ketë qenë i dehur në momentin e vetëvrasjes. Brenda automjetit, i cili ishte i mbyllur nuk u gjetën avuj alkooli dhe kjo gjë u vërtetua nga ekspertiza mjeko-ligjore, ku 31-vjeçari nuk kishte nivel të lartë të alkoolit në gjak. Sipas prokurorisë, aparati telefonik i Shkëlzen Qordjas ishte i pambyllur me kod sigurie.

Nga këqyrja e tablateve telefonike, por edhe atyre të mesazheve që ishin regjistruar në aparatin celular të viktimës, grupi hetimor nuk ka konstatuar biseda me nivel të rënduar emocional.

Edhe familjarët e 31-vjeçarit e konfirmojnë këtë fakt. Ata deponuan se, nuk kishin parë asnjë shqetësim te Shkëlzeni dhe nuk dinin që djali i tyre të ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Një nga pistat që po hetohet së fundit nga grupi hetimor është edhe ajo e vetëvrasjes nga pakujdesia, gjë që mbetet për t’u vërtetuar deri në përfundim të çështjes të nisur nga Prokuroria e Tiranës. /abcnews.al.



3 Comments

  1. Nga pakujdesia, po kjo bie ne kontradite, ne deklarataen e policise thuhet se dyert e makines ishin te mbyllura.Kete e kane vrare sado sajime dhe ekspertiza fallco te nxjerrin ,sado medja sahanlepirse ti meshojne vet vrasjes ,kjoeshte vrasje e paster.

  2. Motiv per vetevrasje deri tani nuk ka. Perkundrazi, te gjitha faktet flasin per nje te ri krejt normal e pa probleme.

    Nderkaq, ato fakte qe dihen nuk e perjashtojne kategorikisht mundesine e vrasjes, nga profesioniste, te inskenuar si vetevrasje.

    Gjurmet e viktimes mbi arme, si edhe ato te barutit mbi gishta provojne vetem qe nga dora e tij ka patur qitje. Por kjo mund te kete ndodhur edhe pas vdekjes se viktimes. Vrasesi ja ka vene armen ne dore dhe me te ka shtene rishtaz. Kete e provon edhe fakti se jane gjetur plumba ne drejtime te ndryshme (mbi xham, etj.)

    Shume i dyshimte eshte edhe celulari pa kod sigurie.

    1. Epo Ekspertiza e do vetvrasje. Sms-ja e nisur te emes eshte edhe nje prove tjeter qe nuk eshte vetvrasje. Celulari ka qene pa kod sigurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *