• |
ide | kryesore

Trump nuk i ndahet NATO-s, kritik me vendet aleate për shpenzimet

Planet



Donald Trump, u dërgoi një letër udhëheqësve të disa aleatëve të NATO-s, përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Gjermaninë dhe Norvegjinë, duke i paralajmëruar se ato po shpenzojnë shumë pak në mbrojtje, raporton gazeta Neë York Times.

Sipas saj, Trump po ashtu tërheq vërejtjen se SHBA është gjithnjë e më e zhgënjyer me dështimin e tyre, për të përmbushur detyrimet e sigurisë, të ndara nga aleanca ushtarake.

Trump vazhdimisht i ka kritikuar anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në mbrojtje.

Tensionet midis SHBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s janë rritur në prag të një samiti të NATO-s që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.

Ky samit do të pasohet me një takim mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Helsinki, më 16 korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *