• |
ide | kryesore

Vëzhgimi/ Si i përdor Eron Veliaj efektet e Facebook për propagandë fëminore

Arkiva, Kryesore

Nga Ardian VEHBIU / Peizazhe të fjalës* /Kush e ndjek faqen e kryetarit të bashkisë Tiranë në Facebook, Erion Veliajt, do t’i ketë vënë re ikonëzat e shumta (emojis) që shoqërojnë statuset, si në shembullin më poshtë:

Ku gjen, mes të tjerash, emoji për pemë, top, raketë ping-pongu, gjimnastikë, biçikletë, xhirime filmash, lojëra të tjera, karaoke ose muzikë live, daulle, tullumbace dhe kështu me radhë.

Zakonisht të thonë se emojit të ofrohen për ta saktësuar mesazhin, ose për ta gjallëruar, ose për të thënë diçka që me fjalë vetëm nuk e thua dot.

Por në më të shumtën e herëve, emojit në këto statuse vetëm sa rimarrin fjalë ose tema që janë përmendur tashmë në tekst, si në rastin më poshtë, kur duket qartazi që bëhet fjalë për një event muzikor:

Pyes: çfarë shërbimi ofrojnë emojit në këto statuse të një nëpunësi të lartë civil?

Ka në to diçka infantile, diçka prej një mendjeje naive, një estetikë si prej kartolerie japoneze, ose dyqani “Hello Kitty”, një reduktim i koncepteve në cartoons, një eliminim total i konfliktit, një frymë emocionale prej filmi multiplikativ, një orvatje gati disiplinuese për pozitivitet.

Por ndoshta kështu më duket mua; ndërsa për brezin e ri, që është mësuar me emojit dhe i përdor, efekti është tjetër.

Unë besoj se këto mesazhe nuk i harton Erion Veliaj vetë, por ndonjë prej stafit të tij; e megjithatë, kryebashkiaku do ta ketë miratuar, të paktën në parim, përdorimin sistematik të emojive.

Sërish, kur unë i shoh këto mesazhe ndihem i infantilizuar; të thuash se mjafton kontakti me to për të më kthyer në moshën parashkollore.

Vallë të kërkojë Veliaj që ta përzgjedhë publikun e vet në Facebook, duke i lënë jashtë ata si unë, që i konsiderojnë emojit të papranueshëm në atë kontekst?

Sërish, nuk besoj. Sikurse nuk besoj që Veliaj vetë të dëshirojë t’u duket disave aq fëminor, sa ç’do ta sugjeronte teknika në fjalë.

Disa pak kërkime dhe verifikime sporadike që bëra te faqet në Facebook të kryebashkiakëve të tjerë nga Europa (duke filluar nga Virginia Raggi e Romës) më konfirmuan se këta nuk i përdorin emojit.

Një koleg më sugjeroi që Veliaj e ka mësuar këtë teknikë nga kryeministri Rama; çfarë do të ishte edhe më shqetësuese.

Më shpjegoi edhe që efekti i emojive në këto statuse është që t’i thuhet lexuesit: këtu nuk ka gjë për të lexuar, prandaj eja gëzo me ne. Në fakt, emojit shoqërojnë statuse me natyrë të hareshme, që komunikojnë rezultate dhe arritje (fitorje) – duke shërbyer si ftesa për haleluja.

Aq më tepër që teksti i statusit shpesh vetëm sa shërben si hyrje për një numër të madh fotografish ose videosh me natyrë thjesht propagandistike, të cilat janë prodhuar nga zyrat e Bashkisë.

Të jenë vallë emojit vegla konotative të ngjashme me, bie fjala, pikëçuditëset që i përdor pa hesap faqja e Ministrisë së Kulturës; edhe atje për të lajmëruar për arritjet dhe fitoret e njëpasnjëshme?

Por sërish nuk bindem deri në fund: Veliaj e ka aparatin e Public Relations më të sofistikuar se Kumbaro; dhe këmbëngulja e tij për të futur elemente ikonike në statuset duhet shpjeguar më mirë (më seriozisht).

Për shembull, te statusi i 28 qershorit 2018, ç’kuptim ka emoji i pikës së ujit, që shoqëron togfjalëshin “rrjeti i ujitjes”? Ky nuk është nga ato koncepte të vështira, që kërkojnë vizualizim; dhe, në çdo rast, pika e ujit nuk ikonizon vetvetiu një rrjet ujitjeje.

 

Për çfarë shërben, pra, thjeshtimi deri në rrafshim i konceptit?

Një shpjegim për mua më i bindshëm do të ishte se emoji-t, duke pasur natyrë ikonike, e përjashtojnë kundërshtimin – një status me fjalë mund ta kundërshtosh po me fjalë, për shembull duke thënë se “rrjeti i ujitjes nuk punon mirë” (po sjell një shembull ad hoc); por emojin e pikës së ujit si ta kundërshtosh?

Aq më tepër që për disa probleme nga më të rëndomtat me të cilat merret Bashkia, emojit mungojnë – p.sh. ka emoji për një buldozer, por nuk ka emoji për rrugën e prishur a për pusetën e hapur; ka emoji për një llambë ndriçimi rrugor, por nuk ka emoji për një poç të thyer; ka emoji për liqenin në park, por nuk ka emoji për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare. Në fakt, repertori i këtyre shenjave mbetet krejt i kufizuar; dhe i zhbalancuar drejt shprehjes së emocioneve dhe mendimeve elementare.

Veç kësaj, emojit nuk kanë modalitet tjetër, veç atij dëftor: thjesht janë. Në qoftë se ti më tregon imazhin infantil të një biçiklete, unë mendoj biçikletën; nëse më tregon imazhin, sërish tejet të stilizuar, të notave muzikore, unë do të mendoj për muzikën.

Nocione në vetvete problematike, si politikat bashkiake për parqet, rrugët, këndet e lojërave për fëmijë a koncertet live reduktohen në nocione elementare, si gjelbërimi (gjethja), biçikleta, fëmija dhe muzika.

Për shembull, ideja që fëmijët e vegjël mund të shëtisin me biçikletë natën në bulevard të pashqetësuar ia vlen të komunikohet; por statusi përkatës e humb rrugën përmes emojish tejet gjenerike dhe vargjeve të një kënge pa lidhje.

Të thuash se natyra elementare e emojive shërben për të përshenjuar normalitetin; ose për ta zëvendësuar raportimin e arsyetuar me një rrjedhë pseudo-hieroglifike, ku mungojnë konceptet abstrakte dhe aq më tepër refuzohet problematizimi.

Mund të ngrihet objeksioni se shumë nga këto statuse, të tej-spërkatura me emoji, kanë lidhje me aktivitete bashkiake për fëmijët – si parqe lojërash, biçikleta dhe tullumbace. Por edhe një status për një çështje tejet të koklavitur dhe konfliktuale, si ajo e Teatrit Kombëtar, gëlon nga ikonika. Arkitektët ilustrohen me një laps, ndërsa autoriteti i Bjarke Ingels me një varg emojish ku spikat një dorë që nxjerr një selfie, një telefon celular që vibron, dhe dy emoji të tjera që nuk po i ftilloj dot (një burrë që duket si Ahmet Zogu dhe një diçka që më kujton posterin e një filmi të Spielberg-ut për Kinën).

Më tej, teatri paraqitet me emojin e dy maskave, fakti që do të jetë modern miratohet me shenjën “thumbs up”, që ndërtimi nuk do të ketë kosto me një buzëqeshje dhëmbëjashtë, publiku me një katror prej katër njerëzish, stadiumi i ri me një cartoon të rastit dhe çmimi që do të marrë teatri me një kupë floriri dhe një yll që bën xixa. Tema që ka ndarë më dysh opinionin publik trajtohet me vegla ikonike redundante (sepse të gjitha rimarrin gjëra që janë thënë në tekst), çfarë sërish të nxit të besosh se synimi i vetëm këtu nuk mund të jetë veçse narkotizimi i debatit, ose i problematizimit të çfarë thuhet në tekst.

Titulli Origjinal: EMOJI TË REKRUTUARA

10 Comments

  1. hajde artikull hajdeeee..

    ky eshte tamam artikul per _arin. mbi 3000 fjale artikull per nje subjekt shume , shume anesor. Mjafton te shahet Erjon Veliaj dhe Edi Rama po pak rendesi ka subjekti i artikullit.

    1. boooooo -hajde me jastek hajde me jasek
      griselda kurva me ramen ju pret
      hajde me jastek hajde me qyqek
      rama roshi e erionka nuk e morren vesh.
      lumi ti o boooo qe mban te frrokut vo ,lesh negjmije e byth rame e partie.sa i zgjuar qe je o booooo 75 vite mutit i thua mjalt e bllokut te metes ngjal,barit te enverit sup.vazhdo bo se frroku te shtin po nuk trafikove kokain e nuk i qove roshit vellsan e mitur per perdhunim ne grup te shtin si pula me bo vo.

    2. o loqe neper bote ke psikolog qe studjojne impaktin e kultures “cyber” . po ju ju ka promovuar rama dhe veliaj prandaj vjen e shkruan per artikullin se tjeter gje ske cben. une vet e kam ndjekur personalisht nje nga shpikesit e Emoji-ve ( dhe ka 3-fishin e moshes tende me siguri ), te shpjegonte shume mire edhe kete rast, sesi biseda mund te merrte tjeter rruge vetem duke perdorur emoji. po ju rilindasit historikisht ju mbushet mendja mbas pilafit, ose beni gjoja sikur nuk kuptoni dhe ne fund justifikoheni me “ngritem debat” ( edhe atje ku nuk duhej ) vetem sa per faqe e sy.

  2. edvinka veshi erionken siq veshi stalini ramicen me qitjonka,kule e nallonka.ketyre dyve nenat me pension 9000 lek ju paguajn martesar e ditlindjet.

  3. Ardian Vehbiu mund te ndihet infantil duke pare emoji te E.V, por kjo nuk do te thote qe ka te drejte. Perkundrazi, e ka aq gabim sa duhet bere rast studimor. Vehbiu do te ishte shume OK nese E.V do te bente nje status te gjate me 350-400 fjale, por ndihet keq kur shikon emoji (grafika) foto apo video. Fjala ishte e para dhe fuqia e saj nuk duhet anashkaluar, por bota ka evoluuar nga koncepti nje foto vlen sa 1000 fjale (Epoka e pare e fotografise) tek koncepti “show, don’t tell” (Trego, mos e thuaj). Nuk ka me nevoje qe te shkruash e shkruash fjale pa fund kur nje foto ose video tregon gjithçka. Nje shembull i thjeshte nga ato qe tregon Vehbiu, tek statusi per Bulevardin e ri, E.V ka perdorur vargjet e nje kenge shume te njohur te muzikes qytetare korcare. Emoji (ikonat) tregojne se cfare mund te besh tek Bulevardi i ri si Xhiro me biciklete; te degjosh muzike; te festosh; ka gjelberim dhe ndricim… Pra ikonat jane plotesuese dhe ilustruese te tekstit.

    Qe te mos e zgjas, Ardiani ka te drejte, libri eshte i magjishem dhe fuqia e fjales eshte e pamatshme. Por fuqia e grafikes (video, foto) eshte edhe me e madhe.

  4. Pershendetje Lapsi,

    une jam autori i ketij shkrimi. Ju kujtoj qe e keni marre PA LEJE nga faqja “Peizazhe te fjales”. Lutem hiqeni MENJEHERE nga faqja juaj: une nuk shkruaj qe t’i shtoj klikimet Lapsit.

    1. Ardian, ne fakt, duke treguar burimin nga e mori, lapsi te ka bere reklame dhe te ka shtuar lexuesit, pra mos bej si shpirt i keq, se vetem nder po te ben.

  5. Fati i keq. i. shqiptareve eshte. se. komunizmi. ka. lene. renjet. e. forta. sa. qe edhe. gjeneratat. e. reja. jan. bere. ma. bastarde. se gjysherit. e. tyre. t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu