• |
ide | kryesore

Video/ Mallkimi i thyer i penalltive – Anglia në çerekfinale

Rusi 2018, Sport, Video



Në 26 qershor 1996 Gareth Southgate gaboi 11 metërshin e tij dhe Anglia u eleminua nga Gjermania në gjysëmfinale të Europianit. e kjo ishte vetëm një nga aq shumë disfata angleze nga 11 metra. Botërori 1990: gjysëmfinale e humbur 4-5 me Gjermaninë (gabuan Pearce e Ëaddle); Botërori 1998: 1/8 e finaleve kundër Argjentinës 5-6 (Ince e Batty); Europiani 2004: cerekfinalet kundër Portugalisë (Beckham e Vassell); Botërori 2006: cerekfinale kundër Portugalisë 1-3 (Lampard, Gerrard e Carragher); Europiani 2012: cerekfinale kundër Italisë 2-4 (A. Young e Cole). Anglia – mes Kombëtares A, under 21 e Kombëtares së femrave — kishte fituar vetëm 2 sfida me 11 metërsha në 14 herët e fundit…. deri në mbrëmjen e Spartak Stadium ku Uribe e Bacca i hoqën shansin Kolumbisë të shkonte në cerekfinale dhe me pritjen e Pickford në 11 metërshin e fundit u thye mallëkimi nga pika e bardhë që torturonte gjumin e Southgate deri ditën e ndeshjes me Kolumbinë.

Llogaritë e Anglisë për të dalën në krahun më të lehtë të skemës së Botërorit duhet të kenë parashikuar edhe gabimin e dytë flagrant të Sanchez, që pas Japonisë i jep një dorë Anglisë, që ishte stërvitur rregullisht, a thua se e kishte menduar se një nga këto ditë ruse do të vinte lotaria e penalltive.

Formacioni i Southgate nuk tregoi asgjë nga ajo që duhet të tregonte një skuadër pretendente për titullin kampion, që torturon ishullin prej 52 vjetësh. E megjithatë, karakter kjo skuadër ka, agresivitet gjithashtu (sepse amerikanolatinët dihej që janë gjaknxehtë), për ti dhënë jetë ndeshjes më të ashpër të Botërorit.
Barazimi i Mina, tjetër lojtar me performancë brilante në Rusi, i shkaktoi dridhje emocionale, djersë të ftohta e mendime të këqija teknikut të Anglisë, një nga ata që vetë kishte humbur me penallti.

Por për fat, gjërat edhe ndryshojnë, mallkimi nuk mund të jetë i përjetshëm, ndonëse sindromë psikologjike në mendjet britanike duhet të ketë lënë: Anglia sot fitoi me penallti hyrjen e saj në cerekfinale – Zoti krahas Mbretëreshës, në Spartak shpëtoi edhe Anglinë….



https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/49/49r3.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *