• |
ide | kryesore

60 milionë euro për Higuain, rrugë e lirë për CR7

Sport



Cristiano Ronaldo tek Juventus është lajmi më i rëndësishëm, por përpara se të nisë sulmi final për akordin me portugezin, bardhezinjtë duhet të krijojnë hapësirë fizike dhe financiare. Ishte në ajër prej kohësh në fakt largimi i mundshëm i Gonzalo Higuain. Juventus e Chelsea kanë akordin për trasferimin e Pipitas mbi bazën e 60 milionë euro. Kalimi në Londër i sulmuesit argjentinas mund të zyrtarizohet menjëherë pas atij të Maurizio Sarri. Tekniku e kishte vënë numrin 9 bardhezi në krye të listës së dëshirave, duke qenë se ka punuar me të edhe tek Napoli.

Por ka akoma, tekniku i ardhshëm i Chelsea, ka hedhur sytë edhe tek Daniele Rugani, një tjetër lojtar i preferuar i tij që në kohët e Empolit. Dy operacionet në fakt janë të ndara nga njëra-tjetra. Roman Abramovich është përqendruar tek lamtumira e Antonio Contes dhe vendosjes në krye të Chelsea të Sarrit. Ka ende detaje për të përcaktuar me Aurelio De Laurentiis, pastaj zyrtarizimi. Sapo të zgjidhet cështja e trajnerit, Chelsea mund të mbyllë tratativën me Juventus për Higuain, që do të zbresë në Stamford Bridge për shumën e 60 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *