• |
ide | kryesore

Analiza/ Fitorja pa nder e Arta Markut

Arkiva, Kryesore



Notën pozitive nga komisioni i vettingut, për kyeprokuroren Arta Marku, nuk e kanë vizatuar me nota negative vetëm ata që e kanë zgjedhur: shumica socialiste. Në të kundërt PD edhe LSI, dhe ajo që nuk pritej edhe përfaqësuesi ndërkombëtar i OMN, kanë bërë deklarata negative.

“Jam i zhgënjyer për mungesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, sepse do ta mirëprisja një debat të hapur profesional mbi disa çështje ligjore. Kjo mungesë nuk është një shenjë lidershipi, sepse ky i fundit përbëhet nga autoriteti por edhe nga llogaridhënia,” theksoi Theo Jacobs.

Përfaqësesi i OMN-së deklaroi se do të kishte dashur të dëgjonte një debat për parregullsitë në masat e paraburgimit. Por pika më e nxehtë, që i vë njollë procesit, është fakti se zyrtari më i lartë i zgjedhur pas miratimin të Reformës në Drejtësi, mungoi të japë shembullin personal të respektit ndaj institucioneve të saj dhe ndaj rritjes së besimit të publikut tek procesi.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që kryeprokurorja nuk tregon ndjeshmëri ndaj opinionit publik.

Ajo pranoi pa kokëçarje të bëhej prokurore e vetëm njërës palë, duke u zgjedhur nga parlameni vetëm me votat e shumicës.

Ajo pranoi ta merrte detyrën e re pa kalur më parë nga filtrat e vettingut. Ajo pranoi të betohej përpara një salle parlamenti të shndërruar në fushë beteje, në të cilën socialistët e përdorën si kamikaze për t’i vënë kapak ngjarjes.

Por përpos problemeve me imazhin dhe respektin e saj për figurën e kryeprokurorit, Arta Marku sipas opozitës ka edhe probleme të tjera.

Sot Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë ku theksohej se Arta Marku si kryeprokurore ka bërë emërime të paligjshme. Kush i mban mend deputetët socialistë që votuan pro saj gjysëm viti më parë, ata të gjithë theksonin se, si e përkohshme, Marku nuk kishte të drejtë të bënte emërime dhe çemërime. Por ndërkohë ajo tashmë ka lëvizur të gjithë shefat e organit të akuzës në rrethe.

Megjithëse komisioni i vettingut vuri re se këto emërime janë bërë pa ndonjë rregullore të përcaktuar dhe në bazë të vullnetit të saj që prej janarit 2018, prokurorja e përgjithshme nuk ka arritur të ngrejë një rregullore për emërimet e reja.

Një akuzë tjetër ndaj saj është edhe vënia e prokurorisë nën kontrollin e ministrisë së Brendëshme dhe paraburgimet abuzive që u bëhen qytetarëve.

E ashpër ka qenë me këtë farsë LSI. Duke komentuar mosparaqitjen e Arta Markut, Luan Rama foli për një mejhane që kontrollohet poflitikisht: “Komisioni i Pavarur i Kualikimit, apo më thjeshtë për lexuesit, Komisioni i Vetingut, edhe pse i poshtëruar dhe i pakonsideruar qoftë edhe formalisht me mosparaqitjen para tij të Prokurores së Përgjithshme, u shfaq i mjerë, si për të na thënë se vetingu është një mejhane korrupsioni që ka përfshirë edhe ndërkombëtarët e OMN-së, të paaftë të mbrojnë e garantojnë integritetin e procesit”, tha ai.

Pra megjithëse realisht doli e fituar nga Vettingu, kryeprokurorja i vuri një njollë këtij procesi. Me një gjest simbolik ajo e injoroi këtë institucion duke konfirmuar edhe njëherë se është nën urdhërat e atyre që e “zbuluan” dhe e votuan.

©Lapsi.al



21 Comments

    1. po luajn nderkombetaret po luajn pushtetaret per 1 shekull me kombin shhqiptar por kujdes se te mallin zot ,nuk e genjeni dot per nje shekull sa duart jan ngritur lart drejtuar zotit botnave kunder jush ,nga shqiptaret e pafajshem nga padrejtesit qe u keni bere zoti vonon por nuk harron kinii frike se kur ndeshkon ndeshkon ashper por eshte edhe i meshirshem per ato qe pendohen dhe i kthehen atije,,por mos harroni se edhe populli eshte zgjuar tashme ,dhe nese nuk ndryshoni, askush nuk ju garanton me ne popull sigurin tuaj per gjith cfar keti populli i keni bere,nese deshironi drejtesin drejtesia eshte e verteta eshte e gateshme ,nuk eshte drejtesi interesi,sepse interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera,ju ndoshta po mendoni se me padrejtesi mbi padrejtesi shpetoni por kjo eshte nje fundosje pa kthim

  1. E Mjera dhe Shemtuara Arta Marku.
    une dhe askush nuk e kuptone ket CIRK te organizates droga me masken ps,se qfar loje bixhozi po luajne Narka Qeveria me famozen Arta Marku.
    Vetnigu,por te bjehten kohe ata qe bejne vetingun,i ekzekutojn shoferin e ministrit te brenshum xhafaj,dhe cirku vazhdon.fare,apsolute fare nuj del me nje prononcim presidenti,qe ka obmigim kushtetues dhe shtetrore te prenoncohet per situaten ne shtet.
    ne france edhe nje lope po te vrahet qellimisht,sarjozy,hollan dhe macron,qe nenjeher prononcohen,e madje e shpallin terrorist ate njeri e grupe.
    as oer 613 kg kokain nga kolumbia,presidenti qdihet i shurdhe dhe verber.kinse asgje nuk pa ndodh.
    Vetingu ,a dosjet e ps dhe qeveis rama vetem sa shtohen ne evrope per trafik qeveritar droge,kjo me bene te qeshi,kure arta marku,jo vetem qe as qe guxon te ngrite padi kunder Rames E qeveris,por asgje nuk ka degjuar,ndoshta flene 24h -24 h,dhe eshte ne Agoni Totale.
    hej,lereni cirkun,humorin e komemedit satirike,por Arta Marku erdhe si kryeprokurore,vetem qe ta maskon multi trafik drogen e ps-s,bash si dikur Ina Rama krimet e Edi Rames dhe Organizates krimi PS.

  2. Po nuk ekzistojnë fitore të ndershme në Shqipëri dhe sidomos në politikë, zgjedhja e saj si kryeprokurore ishte ndershme?. Më gjej vetëm një element ndershmërie dhe titulli është në rregull.

    1. sic duket kete bote e ullheqin dhe kontrollojne grupe mafioze ku edhe brenda tyre ekziston konkurence qe kush eshte me i fuqishmi sundon me te dobetit ko duket qarte shekullin e fundit ,lin pyetja ne per vete populli ,ku keta kan probleme me te huajt dhe me ne te dyfishta sepse procesi zhvillimit duket konkurenc e eger kush grabit me shum permes korrupsionit dhe ligjit mbeshtetjes dhe forces,e rendesishme eshte se popllulli eshte zgjuar dhe nuk do pranojne ne ndergjegjen e tije te jap me vote ,kesaj lloj politike ligjeve ligjvenesve reformave mbasi kjo nuk eshte drejtesia per te cilen eshte premtuar kjo ,nuk eshte zgjellja me dinjitet ,ky eshte mashtrimi grabitja shkatrrimi per cilen ne me nuk kemi nevoj ,un ,nuk jam kunder drejtesi ,por kjo nuk eshte drejtesia sepse drejtesia eshte e verteta ,ju nuk mund te na shisni sapunin per djath se tashme e ka zbuluar shija ,ju me force dhe mashtrim nuk mund te sundoni me shqiptaret sepse rezultati forces intriges mashtrimit eshte ekstremi ku keni shytur kombin shqiptare,vetem drejtesia e verteta eshte burimi zgjilljeve ,ne politike ;ligje dhe ligjvenes por kjo eshte e verteta qe kete ju nuk e keni as ne aftesi as politik as ligje ju jeni te shpallur si shtet laik qe laiciteti tregoj fytyren e vet ,me zhvillimet faktet e ralitetit nytesira me e malle e gjith shekujve ne tere historin e njerzimit po kombin shqiptare,

  3. Kisha vendosur mos beja asnje koment! Por te detyron nje fakt shume i rende per ne shqiptaret! Jemi ne vitin 2018 dhe ka akoma njerez, shqiptare, qe jane gjysem analfabete! Habitesh qe te gjithe kjo lukuni injorantesh shajne Ramen dhe mbrojne Saliun?! Urime te dashur shqiptare, te pikon ne Zemer!

    1. un ty ne vend te ngjales e palles te paskan futur meta,frroket,ndoket,roshi,doshi nje HUU dhe te kan prish po si rames byth e tru.nuk ke faj kur drogohesh nuk e dallon avionin nga mushkonja,mutin nga mjalti,e jastekun e griseldes nga nje femij 9 muajsh,te ter un te duke barrdh .

  4. O une, te kritkosh Ramen sdo te thote qe mbrojme Saliun, demokracia keto rregulla ka, kur nuk ben punen duhet ti hapesh krahun dikujt tjeter te pelqen apo jo ty

  5. Z. Jacobs ju keni autoritet keshillues por aprovoni(kalon vetingun) edhe me aprovimin tuaj. Ne rruzullin tokesor cdo profesionist vleresohet me dije dhe rezultate konkrete ndersa ju aprovoni dike qe ka pasuri te justifikuar dhe pa asnje rast te hetuar thelle dhe con ne burg vetem ndonje shofer te dehur?! Tani do degjojme qe Qamushi te kaloje vetingun(?!)

  6. Si mund te kete ndere kur kjo mrike’ u zgjodh nga te pa ndershemit. Keshtu e deshi tufa rilindase e bahdes monstruoze qe na drejton, e andaj i duhet kjo lepiresja per pak pozite, se me profesion eshte si zonja DRANE.

  7. Te gjithe komentusit. Kathtas apo majtas, kot lodhen… Llull Basha eshte nje tradhetar, eshte i blere me parate e vjdhura Nga kryedoçi, kesti qe nuk ka kuptim me debatuar Kur te gjyhe jane te tradhetuar Nga kllasa e pegere politics e se zezes Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *