• |
ide | kryesore

Arta Marku kalon Vetingun, rikonfirmohet në detyrë

Lajme, Të fundit



Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Artak Marku e ka kaluar Vetingun dhe është rikonfirmuar në detyrë.

Kryetarja e trupit gjykues, Genta Tafa Bungo deklaroi konfirmimin në detyrë të zonjës Arta Marku. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet subjekti dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së këtij vendimi.
Seanca dëgjimore për Arta Markun u zhvillua dje por pa praninë e saj. Marku u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj, e cila iu përgjigj pyetjes së trupit gjykues dhe vëzhguesve të huaj se Marku kështu e kishte parë të arsyeshme.

Kryetarja e trupit gjykues Genta Tafa Bungo pati vërejtje për mungesën e Markut në seancën e Vetingut ashtu si dhe vëzhguesi i ONM, Theo Jacobson. Ai tha: “Jam i zhgënjyer për mungesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, sepse do ta mirëprisja një debat të hapur profesional mbi disa çështje ligjore. “Kjo mungesë nuk është një shenjë lidershipi, sepse ky i fundit përbëhet nga autoriteti por edhe nga llogaridhënia,” theksoi Jacobson.

Po ashtu, për Markun reagoi edhe opozita. Partia Demokratike deklaroi se për gjykimin e saj, KPK po përdoret standarte të dyfishta duke mos marrë parasysh shkeljet nga ish-prokurorja Arta Marku.



1 Comment

  1. Te ter ishin ne ”ankth te madh”ado e kalonte kjo -Nafije Marku-vetingun .Po si mos e kalonte kjo Nafija vetingun nga vete menyra si u vu ne krye te prokurorise ?Cikini keto lajme farse ,,Ajo nuk u paraqit fare ne komision dhe e kaloi vetingun pasuri nuk kishte pervec idealeve te partise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *