• |
ide | kryesore

Bacca e Uribe rrezikojnë fatin e Escobar

Rusi 2018, Sport



Carlos Bacca e Mateus Uribe janë kërcënuar me vdekje nga tifozët kolumbianë pasi gabuan penalltitë e tyre në 1/8 e finaleve kundër Anglisë. pjesa dërrmuese e mesazheve në rrjetet sociale i është referuar ish-milanistit Bacca, penalltia e të cilit u prit nga portieri anglez Pickford – ndërsa goditja e Uribes u stampua në traversë.
Është për të ardhur keq që një ngjarje e tillë, që kalon përtej cdo limiti sportiv, i përket 24 vjetorit të vdekjes së Andres Escobar, i vrarë me armë zjarri në Kolumbi, pasi shkaktoi një autogol kundër Shteteve të Bashkuara që eleminoi nga Botërori ‘cafeteros’.
Një tjetër futbollist kolumbian, Carlos Sanchez, ishte kërcënuar me jetë sepse shkaktoi penalltinë (në atë rast mori edhe kartonin e kuq në ndeshjen kundër Japonisë) e pas penalltisë së dytë të shkaktuar nga Sanchez për faullin ndaj Kane, gjërat nuk është se përmirësohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *