• |
ide | kryesore

Boateng rikthehet në Itali, vëmendjen e merr bashkëshortja

Paparazzi, Slider



Kevin Prince Boateng duket se është vetëm një hap larg rikthimit në Seria A. Sassuolo është shumë afër marrvëshjes me ish-mesfushorin e Milanit me të cilin tashmë duket se tashmë ka rënë dakord. Kontrata trevjecare për Ganezin e ’Eintracht Francoforte” mund ti japë mundësi të qëndrojë më pranë familjes.

Kjo sepse gruaja e tij Melissa Satta punon në Itali dhe përveç disa herëve që ajo udhëtonte për ta takuar bashkëshortin i është dashur të jetojë martesën e saj në distancë në vitet e fundit. Tashmë të dy do të jenë në të njëjtin vend dhe për kënaqësinë e tifozëve të Sassuolo shpesh do ta shohim edhe në tribunën e stadiumit Mapei. Atje ajo do të gjejë edhe mikeshën e saj Federica Narci e cila është gjithmonë gati duke mbështetur Alessandro Matrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *