• |
ide | kryesore

Çifti i shqiptarëve në pranga për shpërndarje kokaine

Lajme, Të fundit



Një çift shqiptarësh, ai 35 vjeç dhe ajo 25 rezidentë në San Mauro Pascoli në Itali u arrestuan nga karabinierët nën akuzën e trafikut të drogës. Emrat e tyre nuk bëhen ende publikë.

Ata u zbuluan pasi mbrëmjen e së martës 35-vjeçari u pikas teksa po i shiste 2 doza kokaninë një përdoruesi vendas.

Pasi u vu në pranga shqiptari, në shtëpinë e tij ia behu një tjetër patrullë e karabinierëve. 25-vjeçarja tentoi të ngjitet në tarracën e shtëpisë ku kërkoi të fshihte 21 doza kokaine në një dollap këpucësh.

Vajza u ndalua bashkë me 9.5 gram kokainë dhe 7750 euro cash të fituara nga aktiviteti i shitjes së drogës. Të mërkurën në mëngjes çifti doli para gjykatës së Forlì për masën e arrestit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *