• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Arta Marku? Motra e vogël e atij që ishte përpara

Lajme, Të fundit



Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në studion e lajmeve të Ora News se ligji për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar do të denoncohet ditën e nesërme brenda në parlament, si dhe do të protestohet jashtë saj.

“Nuk do ta votojmë! Por besoj se idesë së opozitës do t’i bashkohen edhe mijëra qytetarë jashtë parlamentit, që t’i kujtojë kësaj qeverie se kjo është një aventurë, le që është një turp, një vjedhje e pastër!”- u shpreh ai.

Shehi foli edhe për kryeprokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Ai e cilësoi atë si një figurë që e ka humbur legjitimitetin dhe qëndrimin e tij e mbështeti në argumentimin se në gjashtë muaj detyrë, Marku nuk ka bërë asgjë.

“Kjo e ka humbur legjitimitetin sepse ka 6 muaj që rri atje dhe nuk ka bërë kurrgjë. Nuk kemi parë një kriminel në burg, nuk kemi parë një të korruptuar brenda. Çfarë ka bërë?! Këtu kemi një qeveri që po vjedh, ka 5 vjet që është. Le të marrë dhe ata që kanë qenë më parë, sepse për atë është vënë. Po kjo është turp i madh. Kjo është motra e vogël e atij që ishte përpara” – ka thënë ai.



3 Comments

  1. Kjo eshte si cuce aksionesh, andaj eshte vene ne ate postqe te realizoi aksionet rilindase nepermjet ligesise gjyqesore. Keta e kjo iduhet ketij pushtetie ketij KM makut….Erdhi dhe e zgjodhen si provizore, por po qendro si profesore,,,kjo po trego me rrenje deshtimin e drejtesise , per reformat e premtuara. Besimi ne kete drejtesi eshte e shteruar. Mbeshtes komentuesin e siperm per komentin real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *