• |
ide | kryesore

EMRAT/ Burrë e grua gjenden të vdekur në shtëpi, u sfiksuan nga gazi

Lajme, Të fundit



Burre e grua gjenden pa jetë brenda banesës së tyre në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Elbasanit.

Bashkëshortët Lici jetonin të vetëm në banesë, pasi i kanë fëmijët në emigracion.

Burri është identifikuar si Vasil Lici, 65 vjec, kurse gruaja Sabrije Lici, 61-vjec, që mendohet se vuante nga skleroza.

Dyshohet se ata kanë më shumë se një ditë që kanë ndërruar jetë dhe dyshimet e para flasin për një vdekje shkaktuar nga asfiksia prej gazit.

Ngjarja dyshohet e qëllimshme, pasi ka qenë burri që ka hapur gazin dhe më pas i ka vënë flakën.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *