• |
ide | kryesore

Europol me oficer ndërlidhës në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Organizata policore europiane vendos një oficer kontakti në Shqipëri. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën me propozim nga ministria e Brendshme.

Këshilli i Ministrave njoftoi se ka vendosur Miratimin, në parim, të marrëveshjes, vendit tonë dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Zbatimit të Ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it.

Burime nga ministria e Brendshme thanë se përfaqësuesi i Europolit do të vendoset në zyrat e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe do të merret shkëmbimin e informacionit dhe kordinimin e punës gjatë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe europolit.

Mësohet se përveç Shqipërisë, Europol ka vendosur së fundi oficerë kontakti edhe në Serbi dhe në Bosnje, në kuadër të bashkëpunimit rajonal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *