• |
ide | kryesore

Gafa e Bashës me Salvinin dhe ankthi i Ramës për ndryshimin italian

1, Arkiva, Ide



Një fortunë e vërtetë në gotë është ngritur në të gjithë mediat e majta pas një deklarate mbështetëse që Lulzim Basha i ka bërë ministrit të Brendshëm italian, legistit ksenofob, Mateo Salvini.

Lexo më tej:

Furi mediatike kundër dekalaratave të Bashës pro Salvinit (shikoni faksimilet)

Natyrisht, duhet thënë që në fillim, se konteksti shqiptar që kreu i PD kërkoi t’i vishte deklaratave antimafia të numrit dy të qeverisë italiane, nuk kishte asnjë kuptim. Kredhjet pompoze të Salvinit, me gjoksin e zhveshur, në pishinën e një prone të sekuestruar nga krimi i organizuar, nuk kishin asgjë të përbashkët me vendin tonë.

Lexo më tej:

Basha frymëzohet nga Salvini në Itali: Era e ndryshimit kundër mafias po vjen edhe në Shqipëri

Deklaratat për Salvinin, reagon Bushati: Shpresoj që Bashës ti kenë vjedhur llogarinë në Twitter

Po ashtu edhe kritikat ndaj paqëndrueshmërisë politike të Bashës janë mëse të vërteta.

Kryedemokrati e ekzagjeroi me entusiazmin e treguar ndaj politikanit më antishqiptar të vendit fqinj (atij që pati deklaruar se nëse Shqipëria hyn në BE, ne duhet të dalim prej saj). Ai vazhdoi linjën e teprimeve duke u kapur pas politikanit të fundit që i del në rrugë.

Basha përsëriti me Salvinin, të njëjtën gjë që bëri dikur me Trump-in, megjithëse në fushatë kishte qenë pjesmarrës në konventën e Hillary Clinton. Ai ndoqi të njëjtin shembull, si ai i shndërrimit nga një sorosian, në një antisoroist, vetëm se erërat politike përtej oqeanit ndryshuan në mënyrë të beftë.

Pra, Basha vërtetoi edhe njëherë se ai nuk i përket racës së politikanëve me bindje dhe parime (PD ka qenë aleate historike e Forza Italia të Berluskonit) por se është një oportunist që kthehet nga fryn era.

Por, pranuar këtë, të vërtetës i duhet shkuar deri në fund.

Shqetësimi në kor i pothuajse të gjitha mediave të majta, nuk është një preokupim momental për koherencën e Bashës. As një përndezje patriotike për të denoncuar lidhjen e tij me një politikan ksenofob të përtej detit.

Megjithëse Lulzim Basha, duhej të ishte treguar më i përmbajtur në entusiazmin e tij pro legist, në aktin e tij të dyshimtë politik, kishte edhe një simbolikë të dytë. Lideri i opozitës, me atë mesazh, ndonëse duke mos gjetur momentin dhe personin e duhur, kërkoi të tregonte se gjërat në bregun përballë kanë ndryshuar. Se qeveria e re italiane nuk është më ajo e mikut të selfieve të Edi Ramës, ish kryeministrit të demokratëve të majtë, Mateo Renzit.

E për rjedhim Italia ka mundësi të mos jetë më pjesmarrësja e mitingjeve propagandistike të Rilindjes, ku antidroga konsiderohet një histori suksesi dhe ku 99% e fushave me kanabis shpallet e asgjesuar.

Që kur në Romë ka marrë detyrën qeveria e re, ne kemi parë disa sinjale shqetësuese për propagandën e Rilindjes.

Vëtëm pak ditë më parë, një hierark i lartë i forcave të sigurisë në Italinë e jugut, konfirmoi për gazetën franceze Liberation, se nga Shqipëria eksportohen të njëtat sasi kanabisi si edhe më parë, madje edhe prodhim i muajve të fundit (shiko shkrimin poshtë).

Guardia Di Financa hedh poshtë pretendimin e qeverisë se beteja me hashashin është fituar

Një tjetër shenjë minimale e asaj që po ndodh përtej Adriatikut, është refuzimi italian për të bërë ekspertizën e zërit të vëllait të ministrit të Brendshëm, që do të shërbente si një alibi për luftën e këtushme politike.

Natyrisht, këto sinjale të vogla janë shumë pak për të shpjeguar përmes tyre një linjë të re. Por Lulzim Basha do të kacavirret pas tyre dhe do të besojë se ka përfunduar koha kur ai i kërkonte, në mbledhjet e partive të djathta, ministrit të Brendshëm të Italisë, Alfano, të rrëfente të vërtetën për kanabisin shqiptar dhe ky ia kthene: “Nuk kam ç’bëj, Renzi është shumë mik me kryeministrin tuaj”. Ai ka nevojë dëshpërimisht të imagjinojë se ndryshimi traumatik në Romë, do të pasqyrohet në marrëdhëniet e saj me Tiranën. Prandaj ai nxitoi të rreshtohej përkrah ksenofobit Salvini.

Por, sa e madhe ishte shpresa e ekzagjeruar e kryeopozitarit, po aq i fortë është edhe ankthi i Ramës për pasojat që mund të ketë ardhja e koalicionin populist në Itali. Prandaj ai organizoi të gjithë taborrët e vet mediatikë, për të shndërruar në një superçështje, një gafë të rëndomtë që Lulzim Basha nuk e ka për herë të parë.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Salvini perfaqeson tanime 40% te Italise. E ne po shikojme twiterin e Ministrit Bushati…ha ha ha Bushati …kush??!!

  2. Ore komentues te Lapsi.al! Bushati eshte minister i jashtem! Po ti kush je? Nuk shkon ky lloj fjalori qe shani kedo! Vetem fjalet qe perdorni tregon se sa poshte jeni si njerez ne rradhe te pare dhe pastaj per nivelin tuaj medioker! Bushati eshte kusheriri i Bushatit! Por Andi ka dale per shitje shikoni fotografine lart! I bukur si dylberat e Elbasonit!

    1. Bushati, ai qe shkon ne kuplarate e Brazilit per kastraveca, eshte ministri qe ne paguajme me taksat tona, dhe nuk eshte as deputet, pra eshte kukull e Rames…Ti nderoje, ben mire se je njeriu i tij, por ku derdimen demton inteersat e vendit tim duke folur keq per Salvinin qe ka 40% te votave ne Itali , vendi qe promovon me shume Shqiperine…se paku reflekto, pastaj lepija …

  3. Furtune ne got Bushat! Skandalin e shoferit te Xhafes te gjetur te vrare, moshapjen e negociatave per shkak te droges rilindase, prishjen e teatrit, Toyota me 5milion euro, shitja e detit tek greket sebashku me zhdukjen e çamerise nga diskutimet, nuk i mbulon dot as ndonje teprice e Bashes as leku i piset qe marrin disa pisa opinionist si Baze-Minxhozi &co per te shkruar gjithe diten karlleqe..

  4. U sakrifikua nje PD e tere per nje familje,as per idiot nuk ben Basha,e mori ne qafe PD.Ndersa deklaratat e ketij boleje ferre jane llafe koti per ne Pakistan qe nuk i kutob njeri.

  5. Ti patriot I Veliajt mos u bej merak per Bashen, se ne e dijme qe ka vepruar drejt…Preokupohu per Shefin tend se po shkon ne fund e nuk ka me para per ju me pas…

  6. o bushat po krahasoje gjoja “ksenofobine ” e Salvinit dhe perkrahjen e Bashes me krimet e rilindjes kush eshte e keqja me e madhe ,jo me e madhe por katastroofike .d.m.th.ty te vjen keq pse Basha e perkrah ne luften kunder mafjas “ksenfobin” Salvini.po kafsha rama dhe klani itij komunisto mafjoz qe po e rjep kete mut popull dhe po ben genocid ne emer te atyre 5apo gjashte oligarkeve dhe cetes se tij te krimineleve qe zoteria jote i permend ndonjehere nuk po na sjelle ne deme te jashtezakonshme.po ti si pinjoll i bllokut nuk te ka ndodhur qe te ndalojne ne doganen e kosoves ,qafe thanes ose aeroport policet hajdut e kriminel te bandes se rames ,po nuk pagove 100 e mos me shume euro pa asnje arsye.kjo nuk quhet ksenofobi ndaj popullit te varfer e te perbuzur.tani na thuaj kush eshte ksenofob ? ai qe kerkon lufte kunder mafjas ne te dy anet e detit apo banda e rilindjes e korrupsionit ,e mafjas.droges ,koncesioneve vjedhjes se prones publike.po je burre ktheme pergjigje dhe une jam gati te debatojme ku te duash ti.

  7. Ça gafe ka ketu? Nese salvin i vepron ashtu siç tha atehere ketyre kurvave tona u behet jeta shume me e veshtire .

  8. Që “ankthi” i Ramës, që nga zgjedhja president e Donald Trump në SHBA, e nga fitorja e Salvinit e Di Maios në Itali ndaj mikut të tij Renzit apo shoqes Mogherini, është shtuar e do të shtohet më shumë me atë cfarë po ndodh në politikën europiane, këtë kanë filluar ta kuptojnë edhe nxënësit e shkollave tetëvjeçare në Shqipëri.
    Po ç’ne na qenka “gafë” që Basha paskej mbështetur Salvinin në luftën kundër mafies së drogës ?
    Fiksimi është se partia e Salvinit është “fashiste”, e vetë Salvini na qenka antishqiptar.
    A nuk na thua z.Bushati, se nëse ti do të kishin zgjedhur kryeministër të Shqipërisë, e në këtë kohë Shqipërisë do ti vinin qindra mijë emigrantë nga Siçilia, përfshi këtu edhe familjet mafioze me kuç e maç, çfarë qëndrimi do të mbaje ?zionizmit
    Apo i ushqyer me mësimet e marksizëm -leninizmit për solidaritetin e proletariatit ndërkombëtar, do t’ju thoje mafies italiane, bujrum mirë se të vini se ne jemi të gatshëm të hamë edhe bar, por parimet komuniste të “sidaritetit” nuk do ti lëshojmë.
    Përse po të dënosh ti me forcë krimin e drogës e mafien e lidhur me qeverinë Rama, qenka normale, e po të deklarohet kundër mafies Salvini qenka antishqiptar, apo po të miratojë qëndrimin e Salvinit kundër mafies lideri i opozitës shqiptare, Basha, na paskërka bërë “gafë”.
    A nuk ngjet ky qëndrim me luftën pa kompromis të PPSH, edhe kundër imperializmit edhe kundër revizionizmit ?

  9. Pse lodheni me Bashen per ta analizuar e kuptuar?. Pyesni Fari Balliun, ky ish spijun i sigurimit te shtetit komunist mund te japi nje diagnoze te sakte per shendetin mendor te Bashes!

    1. Ore “i zgjuari” Astrit !
      Je ti që meresh në mënyre paragjykuese me emra me Bashën e Fahri Balliun, e nuk meresh me thelbin e ngjarjes.
      Lere mënjanë “spiunin” e fantazuar të sigurimit, kur ke kryetar Kuvendi, bash ish ministrin e sigurimit e ke për ministër të mbrendshëm një ish hetues të sigurimit të mpleksur nëpërmjet vëllait të tij me mafien e drogës.
      Fjala është për luftën kundër mafies së drogës e nuk është vetëm kundër komunizmit.
      Me hipokrizi po na e paraqet veten si kundërshtar i komunizmit, kur gjysma e deputetëve “të mazhorancës” se parave të drogës, i ke ose ish funksionarë të PPSH, ose bijë të tyre.
      Mere e lexoje librin e Fahri Balliut për “panterën e zezë, të venë e diktatorit, Nexhmijen,të përkthyer e të lexuar në disa gjuhë të huaja, e mandej na fol se kush është “spiun i sigurimit”.
      Për këtë komento e mos tento të bësh budallain të krahasosh qoftë edhe një spiun të sigurimit, me një ish ministër të sigurimit.
      Se kush e ka “shëndetin mendor” në qëndrimin ndaj mafies së drogës, është doktori që e ka publikuar me dokumenta mjeksorë e shqiptarët normalë nga mëndja e shohin me sytë e tyre se kush është psikopati që drejton qeverinë, e është kushti që i është vënë Shqiprisë për hapjen e negociatave për në BE, vetëm pasi të jetë shpartalluar korrupsioni e lidhjet e shtetit me mafien e drogës.
      Nuk bëhet fjalë për “shëndet mendor” për ata që i dalin në mbrojtje mafies së drogës së provuar me fakte, po ka një ligj në kodin penal të çdo vendi demokratik, se kush mbron krimin, quhet bashkëpuntor në krim e mer edhe dënimin e drejtësisë.

  10. O bashkombas te Tortuges europiane, Bushati eshte as mish e as peshk si githmone. Harron qe eshte nipi i Hysniut, qe i bie sikur sot ne Germani nipi i Geringut te hapi nje portal dhe te beje dhe opinionistin per Merkelin apo opoziten atje. Nuk e pelqej BAshen dhe mendoj se me teper i ben dem PD sesa pune, por ne ate qe ka thene ska asgje gabim. Te mbeshtesesh luften kunder MAfies duhet pergezuar e jo share, por ne Shqiperi pjese me e madhe e medias mbahet ne pune nga leket e krimit. Hetoni te ardhurat e te gjitha mediave ne Shqiperi dhe do shikoni nga e kane burimin

  11. Bushat kishe ca kohe qe nuk kishe rreshqitur si kete here. mendoni se dhe ju keni familje,femije ,niper e mbesa. do zoti mos i terheq vorbulla ( si ajo e Bermudes ) e krimit e droges gjate jetes se tyre. Kushdoqe te vije ne pushtet ne Itali,ajo historikisht ka qene e do te mbetet vendi dhe populli me mikprites dhe paqedashes me Shqipetaret. Nuk eshte nevoja te bejme histori. I madh e i vogel e kupton dhe e ndjen kete.

  12. Se pari duhet permendur se ari kihet n bith me babalen.Se dyti ka ardhur koha qe te ngrifet qadra brenda godines se teatrit.Lega nordin e ka pasur aleate te ngushte milosheviqi.

  13. Ore “i zgjuari” Astrit !
    Je ti që meresh në mënyre paragjykuese me emra me Bashën e Fahri Balliun, e nuk meresh me thelbin e ngjarjes.
    Lere mënjanë “spiunin” e fantazuar të sigurimit, kur ke kryetar Kuvendi, bash ish ministrin e sigurimit e ke për ministër të mbrendshëm një ish hetues të sigurimit të mpleksur nëpërmjet vëllait të tij me mafien e drogës.
    Fjala është për luftën kundër mafies së drogës e nuk është vetëm kundër komunizmit.
    Me hipokrizi po na e paraqet veten si kundërshtar i komunizmit, kur gjysma e deputetëve “të mazhorancës” se parave të drogës, i ke ose ish funksionarë të PPSH, ose bijë të tyre.
    Mere e lexoje librin e Fahri Balliut për “panterën e zezë, të venë e diktatorit, Nexhmijen,të përkthyer e të lexuar në disa gjuhë të huaja, e mandej na fol se kush është “spiun i sigurimit”.
    Për këtë komento e mos tento të bësh budallain të krahasosh qoftë edhe një spiun të sigurimit, me një ish ministër të sigurimit.
    Se kush e ka “shëndetin mendor” në qëndrimin ndaj mafies së drogës, është doktori që e ka publikuar me dokumenta mjeksorë e shqiptarët normalë nga mëndja e shohin me sytë e tyre se kush është psikopati që drejton qeverinë, e është kushti që i është vënë Shqiprisë për hapjen e negociatave për në BE, vetëm pasi të jetë shpartalluar korrupsioni e lidhjet e shtetit me mafien e drogës.
    Nuk bëhet fjalë për “shëndet mendor” për ata që i dalin në mbrojtje mafies së drogës së provuar me fakte, po ka një ligj në kodin penal të çdo vendi demokratik, se kush mbron krimin, quhet bashkëpuntor në krim e mer edhe dënimin e drejtësisë.

  14. O bushat je bo si rama Ne vende te merresh me teatrin që po iken per Lesh merresh me gabimet e bashes o te qifte Ali gerrneta ishalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *