• |
ide | kryesore

“Kokulur dhe gojëkyçur…”/ Majko dhe Basha thumbohen në distancë

Lajme, Të fundit



Ministri i Diasporës, Pandeli Majko i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha gjatë protestës për Teatrin Kombëtar se Rama ka 20 vjet që do ta tjetërsojë këtë truall, por nuk ja dalë dot për shkak edhe të kundërshtimeve nga disa socialistë si Pandeli Majko.

“Fjala “idiot” në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko, që sot është kokëulur dhe gojëkyçur. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat” – tha Basha.

Lidhur me këtë, Majko shkroi në Twitter se për Teatrin Kombëtar pranon komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë “një gisht” më shumë se ai vetë. Me ironi, ministri i këshillon Bashës të mos merret me komente por të shikojë dramën “Vizita e damës plakë”.

“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë! Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë” – tha Majko.



3 Comments

  1. Majko eshte personifikimi Gomarit qe mund te thinjet! Po pse mor derdimen, nese ske bere per Teatrin i jep te drejten Rames ta prishi? Koqe kanari me mire kishe hesht

  2. Nuk merret vesh cfare pergjigje eshte kjo e Majkos. Kam bere me shume se ti qe mos prishet- thote”. Dmth pret te bejne te tjeret tani sa ti e pastaj te angazhohesh ti, qe mos prishet teatri? Ti je pjese e ketij pushteti qe kerkon ta prishe, dhe po ti ishe pjese e pushtetit kur Rama deshi ta prishe. Kjo eshte e pakuptimte. Me mire te na thote se sa eshte pjesa e tij, sa i kane dhene per te mbyllur gojen ne kete afere te ndyre.

  3. Cfar ka bere ky kokrra e trapit per teatrin more aman?Gjithe jeten si shpetimtar i kombit na e paraqit veten ky hajvan.Kur thone dhe per kete qe i ka groposur ne Qipro parate e vjedhura…….Hapu dhe e te futemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *