• |
ide | kryesore

“Kolumbia pësoi një grabitje monumentale”, Maradona ka akuza për të gjithë

Rusi 2018, Sport



Argjentina mund të jetë eleminuar, por komentet e Diego Maradonës për Botërorin rus vazhdojnë e madje janë bërë më shigjetuese se asnjëherë. Pas Albicelesetes, Diego kishte zgjedhur për të mbështetur Kolumbinë, por eleminimi me 11 metërsha në mbrëmjen e Spartak kundër Anglisë, e ka tërbuar Pibe D’oro. Maradona ka akuzuar mbi të gjitha penalltinë që I lejoi anglisë të zhbllokonte rezultatin. Në shënjestër arbitri amerikan Geiger, që akordoi faull për Kane, por edhe Fifa, armikja historike e ish-yllit të Napolit.

“Kolumbia pësoi një grabitje monumentale. Arbitri Geiger, që është amerikan, mund të njohë rregullat e baseball, por jo ato të futbollit. është një hajdut, faullin e bëri Kane ndërsa ai dha penallti kundër kolumbianëve që humbën edhe pse nuk kishin asnjë faj. Përse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR?” sulmoi ashpër Maradona.

Në transmetimin “De la mano del Diez” Maradona vazhdoi: “Duhet ti kërkojnë falje popullit kolumbian, arbitrat i zgjedh Collina që u zgjodh nga Infantino për të liruar Fifa nga korrupsioni e hajdutët, por në këtë ndeshje pamë të kundërtën: Fifa është ajo e vjetra me trukime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *