• |
ide | kryesore

Lëkundjet e tërmetit, Veliaj nis propagandën me muret e plasaritur të Teatrit Kombëtar (FOTO)

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zyra e tij e propagandës po shfrytëzojnë lëkundjet e tërmetit që kanë nisur prej paradites së sotme, në funksion të planit grabitqar për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave përmes partneritetit publik-privat. Në mediat pranë tij kanë nisur të qarkullojnë foto që tregojnë se lëkundjet e tërmetit kanë plasaritur muret e teatrit.

Pra, po tentohet të luhet me frikën se godina po rrezikon shembjen për shkak të amortizimit, ndaj duhet rrëzuar një orë e më parë. Ndonëse nuk e ka mbështetjen e gjerë të artistëve, të cilët kërkojnë që godina të mos shembet, Veliaj synon të fitojë mbështetjen e opinionit publik duke përdorur kështu elementin e frikës. Sigurisht që nuk mund të thuhet se godina e Teatrit Kombëtar është imune ndaj lëkundjeve sizmike, përfshi dhe ato të sotmet, por nxitimi që mediat pranë Veliajt t’i bëjnë jehonë plasaritjeve nëpër mure, dëshmon në fakt nxitimin për ta shembur një orë e më parë godinën dhe për të nisur me ndërtimin e kullave.

© LAPSI.al 



5 Comments

  1. Eshte ne Nderin e bashkise ti lere keto gjera me shembje etj, nje pjese e mire e ndertesave te ndertuara ne kohen e enverit dhe nga 96 deri ne 2005 ne tirane vit qe filloj te rritej pak kualiteti jane mizerabel, dhe se ka vrare njeri mendjen nga inchinieret e ndertimit te inspektioratit qofte te nxjerrin nje statistike, sa jane ndertime solide e sa jo e jo me te shemben e rindertohen. QE KSHU LERINI PRRALLAT ME TERMETE E INXHINIERE, e nqs eshte per tu bere nje teater i ri ne vend te ketij dhe nqs ska abuzime financiare le te behet, po kjo prralle bastarde me inxhinier te shqetesuar per spektatoret e shkrete qe do diqen e do zihen poshte nga termeti mos vazhdoje me se fyen inteligjencen e shume njerezve

  2. Mund fare mire te jete vecse plasaritje e stukos. Mire do ishte shitesit e fiqve te rrinin ne profesionin e vet e te mos na benin ekspertin e ndertimit.

  3. Lali Eri vetem per tregetine e fiqve mund te jesh ekspert.Godina e teatrit eshte nje konstruksion i ulet dhe i lehte si peshe dhe s’pjerdh fare per termetin.Me lehte te bie ty beshkia mbi koke se teatri prej termetit.Je shume i peshtire si manipulator.

  4. O te pafytyre boll u tallet me popullin pasi bere c,fare deshet (mbivendosje me qellim vjedhjeje ,shpronesim per dy leke te prones private e vjedhjes me ligj te saj )si duket e keni lene per ne fund dhuratat me qellim perfitimi te prones publike ,nuk paskeni frike NGA Zoti se NGA ligji e robi nuk kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *