• |
ide | kryesore

Madrid përgënjeshtron akordin prej 272 milion euro për Mbappe

Sport



Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventus mund të shkaktojë një efekt domino në merkaton Europiane dhe menjëherë pas njoftimit se portugezi është akorduar me kampionët e Italisë është përfolur oferta e Real Madrid për Kylian Mbappe.
Në fakt, kjo gjë nuk i ka pëlqyer merengues që kanë shpejtuar të qartësojnë situatën, duke përgënjeshtruar zërat se kanë arritur një akord me PSG për të firmosur me Mbappe për rekordin e €272 milion (£239m/$316m).

Sipas gazetarit të famshëm francez, Baptiste Ripart, Blancos kanë siguruar një marrëveshje për të marrë yllin e Frances në Santiago Bernabeu, sapo Cristiano Ronaldo të transferohet tek Juventus.
Por Madrid – ashtu si veproi edhe me akordin e përfolur për Neymar – shpejtoi të hedhë poshtë fjalët, duke e bërë një thriller të vërtetë merkaton e verës, kur dihet se nëse Ronaldo largohet, merengues duhet të gjejnë një zëvendësues të rëndësishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *