• |
ide | kryesore

Perez thërret Mendes, orë deçizive për Ronaldon

Sport



Dicka lëviz në cështjen Cristiano Ronaldo e Juventus është në pritje. Florentino Perez, sic raporton Marca, ka thërritur me urgjencë në Madrid agjentin e fuqishëm të portugezit, Jorge Mendes, për të mbyllur historinë që ka ndezur merkaton. Blancos duan qartësinë dhe në Spanjë flitet tashmë se Real është gati të barazojë ofertën prej 30 milionë euro në vit të bërë nga bardhezinjtë.
Takimi parashikohet të zhvillohet në orët e ardhshme në kryeqytetin spanjoll me Florentino Perez që do një përgjigje përfundimtare nga stafi i portugezit. Rinovim ose lamtumirë. Për momentin, cështja nuk duket ekonomike: Cristiano Ronaldo i ka prishur mardhëniet me presidentin e Real e gjithë ambjentin, duke dhënë idenë se kërkon një sfidë të re. Janë pikërisht këto detaje që e bëjnë Juventus të shpresojë në suksesin e këtij operacioni galaktik. Ajo që është e sigurtë është se janë orë decizive për të kuptuar të ardhmen e CR7 që mund të jetë Torino, ku flitet se portugezi po kërkon edhe shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *