• |
ide | kryesore

Prapaskena – Dëmtimi i Vardit i dha fitoren Anglisë

Rusi 2018, Sport



Jamie Vardy u fut në fushë si zëvendësues kundër Kolumbia, por mbeti jashtë goditjeve të penalltivë në momentin e fundit për shkak të një problemi muskulor dhe me shumë mundësi do të humbasë edhe cerekfinalen.
Sulmuesi i Anglisë është dëmtuar në ijë në ndeshjen në Moskë, që përfundoi në barazim 1-1 pas golave të Harry Kane e Yerry Mina, gjë që e coi sfidën në kohët shtesë.
31 vjecari i Leicester City pësoi dëmtimin në ijë pikërisht në kohët shtesë, ku asnjë nga skuadrat nuk ishte e aftë të kalonte tjetrën. Vardy raportohet se ishte parashikuar të godiste penalltinë e 5-të të Anglisë, por për shkak të dëmtimit u zëvendësua nga tekniku Southgate me Eric Dier, që shënoi penalltinë decizive.
Vardy ka luajtur titullar vetëm në një ndeshje, atë kundër Belgjikës, por megjithatë do të jetë një mungesë me peshë nëse nuk ia del të rikuperojë për në cerekfinale.
Anglia do të luajë përballë Suedisë në 8 më të mirat në Samara, por vështirë se Vardy mund të japë kontributin e tij në tentativën e britanikëve për të arritur gjysëmfinalen për herë të parë që nga 1990.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *