• |
ide | kryesore

Prezantohet koleksioni i vjeshtës në Channel, fundet trendet e këtij sezoni

Stil



Përveç zhurmës që shfaqjet e fundit kanë sjellë në kryeqytetin e modës, arkitekturës së ndërtesave gri të Parisit s’mund t’i mungonte gjithashtu prezantimi i koleksionit vjeshtë-dimër 2018-2019 i markës Chanel. Në një performancë të jashtëzakonshme dhe me një përmbajtje absolutisht risi, kjo shtëpi mode vërtetoi edhe këtë vit se ka shumë për të thënë kur vjen fjala te  tendencat më të reja të veshjeve dhe aksesorëve.

Sfilata e Chanel e ideuar nga Karl Lagerfeld është krijuar e tillë për të kombinuar në mënyrën më perfekte me “grinë” që karakterizon Parisin, vendin në të cilin kjo shtëpi përsos dita-ditës punën e dorës në një nga atelietë më të zhvilluara në botë.

Në këtë sfilatë pamë shumë gjëra por ne do të shkëpusim vetëm dy prej trendeve që na ranë më shumë në sy…

Mëngët e gjata të hapura në fund

Kemi parë shumë tendenca të reja te mëngët kohët e fundit, që nga mëngët e gjera e deri ato në formë zile… Këtë vit, Chanel na sjell trendin e mëngëve të hapura në fund që japin mundësinë e dukjes së pjesës së brendshme të vjeshjes, duke i shtuar vlerë asaj me ngjyra e materiale të ndryshme.

Fundet 2 në 1

2 në 1 është zgjidhja ideale! Fund i gjatë por njëkohësisht i shkurtër. A ka një veshje më ideale se kjo? Përfundimisht ky do jetë trendi që do mbizotërojë sezonin e ardhshëm, një veshje serioze që kthehet lehtësisht në një veshje tipike mbrëmjeje! Faleminderit Chanel!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *