• |
ide | kryesore

Rregullat “e arta” si të reagoni kur bie tërmet

Lajme, Stil



Shqipëria u trondit këtë mërkurë nga një tërmet i fuqishëm. Ishin të shumtë ata që nuk d`inin si të reagonin. Më poshtë janë të renditura disa këshilla për reagimin në rast tërmeti.

– Ulu menjëherë poshtë, përpara se vetë tërmeti të të rrëzojë dhe mblidhi gjunjët dhe krahët.

– Mbuloje kokën dhe qafën, edhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u futur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Mbahu fort.

– Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

– Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos u vendosni poshtë një dere.

– Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota të thyera nga lëkundjet mund t’ju shkaktojnë lëndime duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.

Po nëse tërmeti bie gjatë kohës kur jemi në rrugë apo ambiente publike?

Ata që janë në udhëtim apo drejtojnë mjetin gjatë kohës kur bie termet, këshillohet qëndrimi brenda në makinë dhe në njërin krah të rrugës. Drejtuesi i mjetit duhet të shmangë qëndrimin nën ura, mbikalime, tabela të mëdha apo objekte të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *