• |
ide | kryesore

Shkatërrohet një bandë shqiptarësh e trafikut të kokainës në Athinë

Lajme, Të fundit



Disa shqiptarë janë arrestuar dhe një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga policia greke. Mediat greke zbulojnë këtë mëngjes se operacioni është bërë nga roja bregdetare e Pireut. Operacioni goditi një bandë të trafikut të kokainës në Athinë, pjesë e të cilës janë edhe shqiptarë.

Arrestimet janë kryer nga një grup i posaçëm i rojës bregdetare që pak kohë më parë goditi trafikun e drogës për çështjen e njohur si “NOOR1”. Gjithçka u mbajt në sekret të plotë hetimor, deri në goditjen me sukses të bandës së trafikut. Pritet një deklaratë e policisë greke që do të japë detaje mbi operacionin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *