• |
ide | kryesore

Shqipëria heq dorë nga ‘Çamëria’, Greqia nga ‘Vorio Epiri’, reagon ministri Bushati

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka konsideruar spekulime të shtypit grek lajmet se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është diskutuar për çështjen çame. Sipas tij me heqjen e ligjit të luftës, diskutohet edhe çështja e pronave. Deklaratat Bushati i bëri gjatë një takimi ne Forumet UET. I pyetur për raportimet se pala shqiptare ka rënë dakord me palën greke që të heqin termat ‘Çamëri’ dhe ‘Vorio Epir’, ministri i Jashtëm tha se s’ka lidhje mes këtyre të dyjave dhe se çdo gjë tjetër është spekulim i mediave.

“I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë në vështrimin tonë është i ndarë në tre shporta apo kategori. Çështjet që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, duke filluar nga ligji famë keq i luftës që është ende në fuqi në Greqi. Për të cilin kemi thënë që kur e kemi vendosur në tavolinë këtë çështje që nuk ndjejmë kërcënim nga ana e Greqisë. Jemi dy vende anëtare në NATO, por nga pikëpamja politike do të kishte efekte të mëdha psikologjike për marrëdhëniet mes vendeve tona, e para kjo dhe e dyta ka efekte ligjore për shtetasit shqiptarë që i është konfiskuar prona mbi bazën e këtij dekreti. Për shtetin shqiptar pronat e të cilit janë vendosur nën sekuestro mbi bazën e këtij dekreti dhe për shtetasit që i përkasin pakicës kombëtare greke të cilëve gjithashtu i janë sekuestruar pronat mbi bazën e këtij dekreti. Brenda kësaj shporte ne kemi disa çcështje. Kemi ligjin e luftës, kemi çështjen çame, kemi çështjen që ka të bëjë me të rënët e ushtarëve grekë gjatë Luftës Italo-Greke në Shqipëri e kështu me radhë. E para ka lidhje me kufizimin e zonave detare, e dyta ka të bëjë me mirëmbajtjen e kufijve ekzistues tokësor me mirëmbajtjen e piramidave dhe menaxhimin e incidenteve kufitare, sepse në të shkuarën ne kemi vënë re që ka pasur shumë incidente në këtë drejtim”, tha Bushati.



4 Comments

  1. Ky po e pohon qe eshte mese e vetret por po e thote ne nje menyre tjeter . Hipokrit mashkull , po tall ramen ai hipopotami i athines me ty or idiot .

    1. ju nuk jeni perfaqsuesit legjitim ,te kombit shqiptare perderi sa nuk perfaqsoni dhe mbroni legjitimitetin e te drejtave shqiptare ,ju keni dalun nga kuptimi i amanetit dhe pergjegjsive mbi popull ,por edhe populli ka te drejten te ngrihet ,dhe te vere perfaqsuesit e drejte qe me dinjitet e perfaqsojne dhe amendojne cdo marrveshje korruptive ne kurrisin tone per 1 shekull ,,te bere nga kjo klase politike ,dhe kete shpejt do ta sjellin rrethanat,,dhe pritet te ndolle pacmangeshem drejtesia e verteta ,nuk humbet ne keto troje per arsye te ndrushme te krizave boterore ne krejt pak vite do te shihni te vin rreth 15 milion shqiptare,te hapur an e kend globit ,kan te drejten e tyre eshte vendlindja e te pareve tyre ,dhe ju nuk e mohoni dot por shum shpet te gjitheve pergjegjsia do tu kthehet ne llogari,kjo nuk ka shanse te shpetojne kush sepse eshte prentim i zotit krijuesit te gjithesise qe te padrejtit i ndeshkon ne dy botet,se si ,dhe kure ai e din ,ju ftoj mos beni asnje levizje ku cenohen interesat kombetare ,te merrni vendime sipas deshires pa pyetur me pare cdo shqiptare me referendum

  2. cameve me ne krye pallaveshin idrizi dhe mesila doden ja u ka futur rama gje per te cilen ju vjen rehat perderisa nuk ndihen dhe lehin kunder grekeve. siduket me qifen ,idrizin,muhedinin ,doden,remen ,mamon dhe plehra te tjere qe jane ulur ne prehrin e rames do tu rruajne koqet grekeve ,keta jane pasuruar duke vjedhur e bere krime dhe as u cahet trapi per camerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *