• |
ide | kryesore

Tërmeti i fuqishëm, për disa minuta ranë linjat telefonike në Tiranë

Lajme, Të fundit



Pasi dy tërmeteve shkundën Shqipërinë e mesme pak pas orës 11:00 të paradites, disa linja telefonike kanë rënë.

Në disa pjesë të kryeqytetit nuk mund të kryeshin telefonata me celular. Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi këtë problem.

Para pak minutash ndodhën dy tërmete. I pari ka qenë më i fuqishëm, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit, ndërsa i dyti më i lehtë, me 3.9 ballë, por po aq i frikshëm, me qepiqendër në detin Adriatik.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe në qytete të tjera ku qytetarët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë të frikësuar jashtë. ©LAPSI.AL 



5 Comments

  1. O populli im i dashur. Perendia deshi vetem te na kujtoje qe te jemi me te kujdesshem, nuk deshi te na beje deme, por nqs ne nuk e lexojme kete mesazh te perendise, dhe vazhdojme te ndertojme kulla, apo ndertesa pa standarde, atehere heren tjeter ku dihet se si do jete rezultati i termetit te ardhshem. Prandaj ju lutem ,lerini grindjet partiake, dhe te pakten aty ku na prekt interesi yne, mos te na ndieje per partite qe simpatizoni dhe bashkohuni,te mos lejojme kulla apo ndoshta as ndertesa me shume se 10 kateshe. Merreni seriozisht kete sinjal. Arkitekte, tregojini atyre qe marrin vendime se Shqiperia jone ndodhet ne nje zone sizmike dhe nuk duhet te ndertojme ndertesa te larta, pervec se e shemtojne dhe qytetin,na rrezikojne dhe jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *