• |
ide | kryesore

Tirana mendon për të ardhmen, siguron kampionët e rinj

Sport



Tirana e formatit Europian. Nuk bëhet fjalë për goditje të fortë në merkato, por për modelin e funksionimit. Bardheblutë e kanë kuptuar qartë konceptin mbi të cilin duhet të punojnë për të fuqizuar klubin e për të mos u kthyer më në situatën e një viti më parë kur 24 herë kampionët prekën pikën më të ulët të historisë më zbritjen në Kategorinë e Parë.

Me konsensusin e Ze Marias, klubi po siguron shërbimet e lojtarëve të tij të rinj të talentuar. Pas Ernest Muçit, sulmuesi që sezonin e kaluar shkoi edhe në gol me fanellën bardheblu, Tirana ka rinovuar kontratat edhe me dy futbollistë të tjerë: mesfushori Jurgen Çelhaka dhe mbrojtësin Marsel Ismailgecin.

Për 18 vjecarin Celhaka, kjo është kontrata e parë si profesionist dhe mesfushori do të veshë fanellën bardheblu për 3 sezonet e ardhshme. Futbollisti i dalë nga Akademia e Tiranës ashtu si edhe 18-vjecari Ismailgeci konsiderohen pasuri për klubin më të titulluar në Shqipëri. Ismailgeci luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe është nje investim i vlefshëm për të ardhmen e Tiranës.

Bardheblutë po shpejtojnë të mbrojnë të ardhmen, përpara se të nisin operacionet për të kënaqur teknikun brazilian, që shpreson të ketë gati një skuadër të të gjithë respektit në startin e Superiores, për të synuar kthimin e titullit kampion në kryeqytet.
Tirana në sezonin që lamë pas nuk humbi rastin për të bërë të vlejnë lojtarë si Grent Halili, Klisman Cake, apo Patrik Bardhi. Tekniku, Ze Maria, madje ka shprehur konsideratën e tij se këta lojtarë kanë kualitet për të luajtur në Superiore.

Ndërkohë, klubi bardheblu ka zyrtarizuar deri tani tre blerje në merkaton verore, sulmuesin Dejan Blazhevski, mesfushorin Eni Imami dhe mbrojtësin ganez Vinsent Atinga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *