• |
ide | kryesore

Ambasadori britanik në Tiranë: “Peshqit e mëdhenj” janë ende në oqean

Lajme, Të fundit



“Peshqit e mëdhenj janë ende në oqean”, – kështu u shpreh ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman gjatë fjalës së tij në aktivitetin për operacionin “Forca e Ligjit”. Diplomati britanik tha se anëtaret e grupeve kriminale vazhdojnë të jenë me imunitet.

“Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit.

Ka ende sfida. Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë”, – tha Duncan Norman.



2 Comments

  1. Peshqit e mëdhenj prej së vërteti janë në qeveri e parlament. Ata të oqeaneve, edhe pse e thënë në mënyrë figurative, nuk na bëjnë shumë dëm. Këta që thashë më lart janë hajdutë, grabitqarë, gjakpirës në formë vampirësh dhe po kërkojnë që Shqipëria të boshatiset, për t’u mbetur horrave për shfrytëzim, tendera,e konçesione.

  2. Oqeanin e mbushen me uje LU, e VLAHUTIN, qe barka e kesaj qeverie te notoje ne qellimet e veta te mashtrimit, hajdutllekut, droges e korrupsionit. Ata therrisnin si puna e hajdutit, qe therriste kur po e ndiqnin,,, kapeeni hajdutin. Keshtu qe kjo dyshe na e lane prape ne dere hajdutine hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *