• |
ide | kryesore

Argjentina e ka seriozisht…kërkon supertrajnerin

Sport



Pas dështimit të shëmtuar të Jorge Sampaoli, Argjentina ndryshon kurs e mbi të gjitha trajner. Nga Buenos Aires vjen një raportim gati I pabesueshëm: Federata e Futbollit të Argjentinës kërkon të vendosë në krye të Albiceleste, Pep Guardiola, për të projektuar një Botëror si protagonist në Katar, me një trajner karizmatik të lidhur shumë edhe me Messin.

Sampaoli, është e sigurtë se do të largohet: AFA (Federata argjentinase) është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 4 vjecare prej 12 milionë euro në sezon për të bindur teknikun katalanas. Shifra do të mbulohet nga emitenti televiziv ‘Torneos’ që ka të drejtat televizive të Kombëtares deri në 2030.

Një operacion i komplikuar, por sugjestionues. E komplikuar sepse Argjentina duhet të lirohet nga kontrata me Sampaolin (i lidhur me Albiceleste deri në 2022) e sepse Guardiola, të paktën për momëntin, nuk ka asnjë qëllim të largohet nga Manchester City.

Alternativat quhen Simeone e Pochettino, edhe pse të dyja të vështira për tu kryer. Ndërsa më e thjeshta është që Argjentina ti besohet ‘Tigre’ Garecas, teknikut që udhëhoqi Perùnë në Botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *