• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Ndaloni shembjen, teatrin e ri ndërtojeni te bulevardi i ri

Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka thënë se Teatri Kombëtar nuk duhet të prishet, por të ruhet. Ai sugjeroi që nëse duan të bëjnë teatër të ri, le të shkojnë ta ndërtojnë në bulevardin e ri. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehi tregoi edhe orvajtjet e tij gjatë tre viteve për të marrë pronat e veta, por nuk ia doli dot. Më poshtë pjesë nga fjala e Shehit.

“Kjo tema e Teatrit, ashtu si Teatri vetë i ka të gjitha brenda dramën, komedinë, tragjedinë. Por ky teatri jonë ka dhe një hall tjetër, paratë. Zoti Kryeministër ka 20 vjet që merret me këtë. Unë kam pasur një tufë pronash të miat, të babait tim, të ligjshme. I gjurmova vetëm 3 vjet më pas u mërzita, por ky ka 20 vite që e do këtë pronë. Teatri atë që ka vlerë më të madhe vjetërsinë e saj. Ne duhet të mburremi atë që kemi histori, jo me të rejat. Arsyetim më idiot është kjo që të vjetrën dhe ta shembim. Doni të re, keni bulevardin e ri, ikni i bëni atje. Jetë në këtë qytet, ka vetëm nga universiteti tek 15-katëshi, pastaj pjesa tjetër është shndërruar vetëm në një konvikt”, tha Shehi.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Nuk e ka keq Dashi! Theatri i ri te behet tek bulevardi i ri ndersa theatrin egzistues ta bejme restorant paceje.

  2. Ku dhemb dhembi vete gjuha, aty ju rri mendja ju qelb;sve rilindas te hani ndonje gje qyl nga komentet idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *