• |
ide | kryesore

Debat në Greqi, opozita kërkon transparencë për bisedimet me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Opozita në Greqi kërkon të dijë më shumë sa i përket ecurisë së negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Deputetët e partisë “Demokracia e Re” i kanë dërguar një letër Presidentit të Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme. Në letrën e tyre, ata kërkojnë një mbledhje me dyer të mbyllura për të diskutuar ecurinë e negociatave, marrëdhëniet shqiptaro-greke, hapësirën detare dhe të drejtat e pakicës kombëtare greke në vendin tonë. Deputetët e opozitës greke kanë kërkuar edhe më parë në Parlament të informohen për bisedimet mes dy vendeve, por nuk kanë marrë përgjigje. Kjo gjë i ka detyruar ata që të bëjnë kërkesë për një mbledhje me dyer të mbyllura.

Deputetët e “Demokracisë së Re” theksojnë se “opozita është ende në errësirë për një çështje të rëndësisë kombëtare, e cila krijon shqetësim legjitim”. Sipas tyre, negociatat mes Shqipërisë e Greqisë kanë arritur në një fazë kritike dhe rinegociimi për zonat detare pothuajse ka përfunduar. Në këtë mënyrë, thotë opozita greke, është e domosdoshme që ata të informohen për këtë marrëveshje./tv klan



4 Comments

  1. Po opinioni publik ne Shqiperi eshte informuar? Te pakten te ndodhi si ne Greqi, te informohet opozita shqipetare me dyer te mbyllura, qe neser mos kete çoroditje dhe akuza!

  2. Loje politike. Te hiqen sikur Kane humbur. I lumte kur ketu Tek ne Te gjithe flene gjume kurkali I Trojes ka hyre Brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *