• |
ide | kryesore

Izraeli paralajmëron Sirinë: Gati të ndërhyjmë po iu afruat zonës së demilitarizuar

Planet



Ministri izraelit për Sigurinë Publike, Gilad Erdan, paralajmëroi Sirinë këtë të enjte se Izraeli mund të sulmojë forcat siriane nëse do të vendoseshin në një zonë kufitare, duke shkelur sipas tij një marrëveshje 44-vjeçare të çmilitarizimit të OKB-së.

Mbështetur nga Rusia, presidenti sirian Bashar al-Assad nisi një ofensivë muajin e kaluar për të rimarrë rajonin jugor Deraa. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë javën e ardhshme, bëri thirrje të dielën për ruajtjen e një armëpushimi izraelit-sirian të vendosur në vitin e largët 1974.

“Nuk do të pranojmë asnjë prani të forcave ushtarake nga regjimi i Asadit në fushat që duhen demilitarizuar”, tha ministri izraelit për siguri publike, Gilad Erdan.

I pyetur nëse Izraeli ishte i përgatitur për të ndërmarrë veprime parandaluese kundër ushtrisë siriane, Erdan tha: “Pa dyshim, po”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *