• |
ide | kryesore

Macron: Pse qendrat e refugjatëve nuk do të funksionojnë në Afrikë

Planet
auto_Emmanuel-Macron1498035939.jpg



Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në një intervistë për BBC-në se planet e Bashkimit Europian për të ndërtuar qendra për mbajtjen e emigrantëvenë Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë, nëse procesi nuk udhëhiqet nga vendet atje.

Duke folur gjatë një vizite në Nigeri, Macron tha se shumë vende afrikane janë të shqetësuara se qendrat e tilla do të veprojnë si një faktor tërheqës për emigrantët.

Deri më tani, asnjë vend afrikan nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre qendrave. Udhëheqësit e BE-së u pajtuan për eksplorimin e një ideje të tillë javën e kaluar, në një samit në Bruksel.

Ata gjithashtu ranë dakord për të krijuar qendra të sigurta për pranimin e migrantëve brenda BE-së, por kanë dallime të thella rreth zbatimit të planit.

Macron tha se Europa do të përballet me migrimin nga Afrika me dekada, për shkak të, siç u shpreh, rritjes së paplanifikuar të popullsisë në Afrikë.

Ai është kritikuar për deklarata të tilla në të kaluarën dhe disa e kanë akuzuar për përsëritje të retorikës koloniale.

Por, Macron po ashtu tha se BE-ja nuk mund të marrë vendime për vendet afrikane.

Macron tha se prioritet i tij kryesor është t’i dekurajojë njerëzit nga marrja e “rreziqeve të çmendura” vetëm për të arritur në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *