• |
ide | kryesore

Mashtrimi për viza në Kanada, nëna në burg, arrestohet edhe e bija

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar të hënën 30-vjeçaren Adeila Makashi, e cila bashkë me të ëmën, Lule Makashin, janë dënuar për mashtrim me vizat kanadeze të rreth 225 personave. Në një kohë që nëna e saj ndodhet duke vuajtur dënimin, e bija ishte me masën “detyrim paraqitjeje”, kur u dha vendimi prej 4 vitesh heqje lirie ndaj saj. Vendim që u ekzekutua të hënën nga ana e Policisë së Tiranës.

Adeila Makashi, së bashku me nënën e saj Lule Makashi, u prangosën fillimisht në prill të 2016-s, pasi 26 persona i kishin denoncuar në Polici për mashtrim dhe Gjykata e Tiranës i la në burg. Adeila u lirua nga gjykata pak kohë më vonë, teksa në dhjetor të vitit 2017 Gjykata e Apelit dha dënimin me 9 vite burg për nënën e saj Lule Makashi dhe 6 vite për 30-vjeçaren. Falë gjykimit të shkurtuar, në vendimin përfundimtar 54- vjeçarja u dënua me 6 vite burg dhe e bija me 4. Në këtë kohë ajo ishte në liri dhe u shpall në kërkim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *