• |
ide | kryesore

Policia bën bilancin: Çfarë dëmesh shkaktoi tërmeti i fuqishëm

Lajme, Të fundit



Tronditjet nga tërmetet e ndodhur një ditë më parë kanë shkaktuar disa dëme në banesat e qytetarëve.

Sipas Policisë së Shtetit, dëme ka pasur në 58 banesa, 22 ne Tiranë e 36 në fshatrat e Tiranës, dëmtime në një pallat në Yzberisht dhe një dyqan në Ndroq.

Edhe 36 banesa ne fshatrat e Durrësit dhe 2 banesa ne fshatrat e Elbasanit ka pasur dëme.

Lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Lalëzës kanë vijuar edhe përgjatë orëve të mbrëmjes së djeshme por edhe gjatë ditës së sotme, por më një magnitudë më të ulët se ai që lëkundi të gjithë Shqipërinë.

Tërmeti i fundit sipas IGJEUM, është regjistruar në orën 16:34, me magnitudë 2.1, dhe epiqendra ka qenë 6 km në veri të Vorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *