• |
ide | kryesore

Refuzohet ankimimi i çiftit Gashi-Gina/ Prokurorët: Arta Marku e paaftë

Lajme, Të fundit



Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, KPA, ka njoftuar sot se ka vendosur moskalimin për shqyrtim të ankimimit të çiftit të prokurorëve të pezulluar nga detyra prej kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina ankimuan në mes të muajit qershor në KPA vendimin e Arta Markut, e cila i pezulloi prokurorët nga detyra, për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë.

Bashkëshortët theksojnë se KPA ka nxjerrë në pah paaftësinë e Arta Markut. Sipas tyre, kryeprokurorja i sygjeroi që të dy t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit. Por, Kolegji i Apalimit është shrpehur se Gashi dhe Gina duhet t’i drejtojnë ankimin Gjykatës së Apelit Administrativ.

NJOFTIMI I KPA

Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21.06.2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa “a”, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi:

Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17.05.2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.

Objekt i këtij ankimi ishte “anulimi i vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë.

REAGON GASHI DHE GINA

“Sqarim për keqinterpretimin e vendimit të KPA

Kolegji i Apelimit nuk ka rrëzuar ankimin Gashi-Gina, por ka nxjerr ne pah paaftësinë e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që, me urdhër 140 dhe 141, dt. 11.05.2018, vendosi “që Rovena Gashi dhe Dritan Gina t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit për ankimin e pezullimit nga detyra”.

Sipas Kolegjit te Apelimit, Arta Marku ka gabuar, kur ka shënuar ne vendimin e pezullimit se Gashi-Gina duhet t’i drejtohen Kolegjit te Apelimit për ankim.

Kolegji i Apelimit është shprehur që Gashi-Gina duhet t’i drejtojnë ankimin Gjykatës së Apelit Administrativ.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *