• |
ide | kryesore

Shembja e teatrit/ Tension brenda dhe jashte kuvendit

Kryesore



Mazhoranca tentoi ta kalojë sa më shpejt projektligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit, ndërkohë që jashtë parlamentit qindra qytetarë protestuan kundër prishjes së godinës. Në krye të protestës ishin artistët, ata pak që kanë mbetur nga grupi i madh që dikur mbushte sheshin e protestës.

Dihet që shumë prej aktorëve kanë ndryshuar mendim. Nuk dalin më as në protesta, nuk flasin më, nuk denoncojnë prishjen e teatrit dhe pazarin me kompaninë private, por në vend të tyre në protestë janë shtuar qytetarët që kundërshtojnë projektin e qeverisë.

Masiviteti në protestë vjen edhe falë mbështetjes së opozitës, që tashmë ka dalë në mbështetje të kauzës që artistët e nisën, për ta lënë rrugës. Në fotot më poshtë mund të shihni disa nga momentet e protestës paqësorë jashtë parlamentit. Në protestë nuk ndodhi asnjë incident, megjithëse dikush nga turma hodhi një tymuese në oborrin e parlamentit.

Mesazhet e parullave dhe thirrjet e protestuesve ishin për deputetët e mazhorancës, thirrje që i drejtohen ndërgjegjes së tyre për të mos votuar për rrafshimin e godinës.

Tensioni i protestës u reflektua edhe në sallën e parlamentit. Shkak u bë interesimi i LSI-së për projektligjin që u paraqit për votim në parlament. Deputeti Nasip Naço kishte analizuar çdo fjalë të tij dhe erdhi në parlament me 40 pyetje që kërkonin shpjegime për marrëveshjen e qeverisë me Fusha sh.p.k.

Fillimisht Mirela Kumbaro tentoi ta kalojë situatën me një fjalim të stërpërsëritur të saj, që fliste për kushtet e këqia në teatër, pamundësinë për ta rikonstruktuar dhe domosdoshmërinë për ta shkatërruar atë godinë.

Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë. Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushtet teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, – tha Kumbaro.

Kur Gramoz Ruçi tentoi të kalojë për diskutime të tjera, provokoi pakënaqësinë e deputetëve të opozitës. Petrit Vasili dhe Luan Rama nga LSI i kërkuan të ndërpresë seancën, t’i japë kohë Mirela Kumbaros dhe Arben Ahmetajt të bëjnë gati përgjigjet dhe të respektojë opozitën.

E fortë ishte deklarata e Lulzim Bashës në parlament. Një paralajmërim se kuvendi po shkon drejt flakëve dhe këtë po e bën mazhoranca me sjelljen e saj.

“Emergjencën tuaj për të vjedhur e kanë kuptuar qindra qytetarë që janë jashtë. Mos u zgërdhini, hajdutë, mos zgërdhini, ruani rendin! Por që mos t’u përgjigjesh as pyetjeve të opozitës, ç’kuptim ka ky parlament? Ç’kuptim ka të vazhdojmë këtu nëse bedelët e kryehajdutit vijnë këtu dhe as nuk përgjigjen pyetjeve të opozitës? Ça kujtoni se jeni ju mor? Për ça kujtoni se e keni marrë pushtetin? Kujtoni se ato kriminelë dhe ato lekë droge do ju mbajnë deri në fund? Po i vini flakën parlamentit! Rrrini mendjes! Në krevat me krimin, tenderat me krimin, tani doni ta shndërroni parlamentin në teatër të krimit. Nëse nuk ka këllqe kjo le të vijë ai kryekrimineli. Pyetjet janë të qarta, konkrete përgjigjuni pyetjeve dhe mos u zgërdhini hajdutër” u shpreh Basha i irrituar për indiferencën që shfaqi mazhoranca.

Mazhoranca duket e bindur të kalojë në parlament projektligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit dhe ngritjen e kullave në qendër të Tiranës nga kompania Fusha sh.p.k. Në sallën e parlamentit, opozita kërkoi që Edi Rama të ishte në sallë, por kryeministri nuk ka dalë vetë në krye të nismës për shembjen e teatrit, megjithëse dihet që është nismëtari dhe mbështetësi kryesor i projektit në qendër të Tiranës.



7 Comments

  1. Teatri nuk eshte prone e aktoreve por e shtetit dhe aktoret jane te punesuar. Opozites nuk i interson prishja apo jo e teatrit por te shfytezoje rastin per te bere rremuja.

  2. O morracak i kuq! Hajde ma kafsho pak rroten time demokrate. Kur e mesuat higjenen ju fare e keqe qe e keni zanafillen ferrave.

  3. Me vjen keq per nivelin e komentuesit te mesiperm. Teatri nuk eshte i shtetit qe te bejne si te duan pushtetaret por eshte prone e gjithe shqipetareve dhe shteti si administrator i caktuar nga populli duhet te veproje duke u mbeshtetur mbi ligjet e shtetit tone dhe Agjensise te Prokurimeve dhe jo t’ja jape direkt nje privati qe i pelqen dhe qe bie fare lehte ere te keqe ………… Me vjen keq qe Shqiperia eshte mbushur me njerez te tille me nivel shume te ulet, fdatkeqesi.

    1. Në fakt komentuesi për të cilin ju komentoni, mendoj se është i nivelit vërtet të ulët që mund të manipulohet si nga rilindja apo ndonjë forcë tjetër e majtë ose e djathtë.

      Ky komentues nuk është i rezikshëm, sepse është i manipulueshëm qoftë për keq, por edhe për mirë.

      Rrezku më i madh janë ata që vetëquhen intelektualë, por nuk janë të tillë, sepse në fakt këta gjasme intelektualë e mbështetën ramën që kur ishte ministër, dhe një pjesë e madhe e tyre e mbështesin edhe sot. Këta janë RREZKU i vërtetë i kombit tonë dhe jo ca militantë të vegjël që mund të marrin ndonjë pagesë të vogëlpor janë thjesht numra.

  4. O “qorrat” dhe b… lepiresat e Pd-se dhe Sali kriminelit asnjeri nuk ju pjerdh juve. Edi Rama do jete ne pushtet deri sa te vdes se ate e votone populli dhe jo ju dhe opozita inekzistente.

  5. Oh sa keq me vjen Beti -tha Basha dhe i futi nje …..Dallkauke dhe edepsez,hajdute dhe mashtrues,njelloj jane.Shyqyr nuk ju mbush mendja Bashes per ndonje vjedhje tjeter se do te ishte ngujuar tek varrezat e kombit.O haxhi ore ali,Rama dhe Basha,Berisha dhe Nano,Meta me Dezdemonen e tij zhgarravine,as qe cajne sumen per teatrin,jepini kot muhabetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *