• |
ide | kryesore

Sherri/ “O Edo bëj ndonjë punë se ngele gjithë ditën në TV!” Rama: Nuk do marr lopatën!

Lajme, Të fundit



Duket se e enjtja ka qenë një ditë “e ngeshme” për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht se e nisi që në mengjes me pjesëmarrjen në aktivitetin “Forca e Ligjit në Veprim” dhe më pas në parlament. Duket se vëmendjen do ta kishte te këto dy aktivitete të rëndësishme, por po të shohësh faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë ka kaluar mjaft kohë për të replikuar me komentuesit.

“Semestri i parë i 2018 një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurtë për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre” – shkroi Rama duke postuar videon e aktivitetit për situatën e rendit, por komentet kanë qenë të shumta.

DEBATI

Komentues: Po mbaron mandati dyt me duket se jena ca mbrapa me te gjitha keto ligje te bukura ??????

Edi Rama: Mandati i dyte sapo ka filluar dhe prapambetja cerekshekullore e Shqiperise ka 4 vjet e gjysem nen sulmin tone me reforma, me ligje e me veprime qe natyrisht kerkojne kohen e tyre per te marre te gjitha rezultatet e deshiruara

Komentues: Keto jane thjesht rezultate imagjinare…po vazhdo se ne vije e ke…

Edi Rama: Asnje rezultat imagjinar, te gjitha fakte konkrete do ti s’do ti Arjan

Komentues: Nuk shikojne ca do bejne se deri tani vetem mburrje ne bem kte dhe ne bem kte asnji gje nuk keni ber .dhe lini mburrjet po punoni .se na lodhet.

Edi Rama: Vertete? S’ke faj qe ke harruar ku ishim, normale qe te eshte hapur syri e s’te mbushet me kollaj, prandaj do bejme edhe shume me teper se kaq

Komentues: Rama krimi luftohet qe tek HAJDUTET vertikalish nga ju e deri tek hajdutet e autobuzave qe po bejn namin nuk lane qytetare qe hyp ne autobuz pa kintrolluar dhe me e keqja qe policia mjaftohet me nje marrje denoncimi dhe kaq pra policia ne kte dejtim esht NUL

Edi Rama: Ti mua me merr te keqen o Zef, po une s’te ve faj se ne koken e njerezve qe s’duan te mendojne mbillet kollaj fara e budallallekut qe shperndajne politikanet pa din e pa iman!

Komentues: Mos e thuaj me shqiperia qe duam.al po beje 11 dit sot dhe skan kthyer përgjigje.

Edi Rama: Shqipëria që Duam.

Komentues: Po Air Albania? Merrna ne xhiro, vazhdo!!!

Edi Rama: Je dhe juventin e flet pa lidhje, o fol me lidhje o nderro skuader.

Komentues: Ka meju ardh ma keq se toptanit

Edi Rama: Kujdes mos shkruaj kur je ne motorr.

Komentues: Ligjet per popull parajsën për vete .

Edi Rama: Per cilen parajse e ke fjalen apo per perrallat qe te tregon Saliu?

Komentues: Popo me te ulta.

Edi Rama: Po po qe c’ke me ate pune, do ti s’do ti

Komentues: O edo ngele be naj pune se ngele gjith diten ne tv

Edi Rama: Komunikimi eshte pjese e punes time, e cila nuk behet as me kazem as me lopate, po me mendime, vendime, fjalime.

Komentues: Nje vrime ne uje keni bere. Drejtesia nuk egziston ne kete vend.

Edi Rama: Keshtu thua ti, po ne fakt e verteta eshte qe drejtesia po reformohet nga rrenjet pikerisht qe te ekzistoje per te gjithe njesoj, po ajo qe ti harron apo as nuk e kupton ndoshta, eshte qe shtetberja nuk eshte si komenti yt ne fb qe behet sa hap e mbyll syte duke e pasur mendjen gjetiu.

Komentues: Gjithe ai aparat shteteror,ghitha ato agjensi sigurimi qe paguhen nga taksapaguesit shqiptar nuk mund te arestojne dot 1 person (Klement Balilin) Kush nuk e ben dot te largohet qe nga kryeministri dhe deri tek polici i fundit,Shteti eshte nje organizem gjigand dhe e sfidon nje njeri apo nje grusht njerezish?????

Edi Rama: Po gjithe ajo Amerike pse mori gjithe ato vite per te arrestuar Escobarin apo gjithe ajo Itali pse mori 40 vjet per te arrestuar Provenzanon, etj etj.? Keshtu qe mbaje pak veten kur shkruan.

Komentues: Nuk ka lidhje fare prishja apo e teatrit! Le te prishet apo ndertohet nese mundet qeveria. Lidhje ka dhenia e tokes publike me PPP spaciale per nje cope buke duke dhene gjoja nje ndertese ! Tmerr! E bete tek 17 nentori, republika, stadiumi dhe tani ketu! Jeni cmend o popull, mos doni tju vijne ne shtrat ne fund!!!!

Edi Rama: Hahahahah dhenia e tokes per nje cope buke? Jo xhan jo, toka s’jepet per nje cope buke po per te ndertuar nje teater dinjitoz, dmth ne 5500m2 sot kemi nje teater qesharak me 1100m2 hapesira, neser po ne 5500m2 do kemi nje teater modern me 9200m2 hapesira! Dhe kete do ta beje privati per shtetin ne kembim te nje trualli shteteror pas murit ekzistues te teatrit te sotem, pra pertej 5500m2, ku s’ka asgje dhe ku duke bashkuar edhe truallin privat qe e disponon vete, investitori do te ndertoje per veten e tij! Kush eshte cmendur ketu tani, populli, qeveria apo ata qe si puna jote komentojne pa kuptuar asgje ose duke bere sikur s’kuptojne, vetem e vetem per qellime mizerabel politike?! Kam pershtypjen qe pergjigja eshte e qarte.

Komentues: Pershendetje per gjith ndigjuesit dhe shikuesit… e sa per polici deri dikundi ka permisime… por fatkeqesisht qe akoma ka vend per tu permisuar… dhe ne veqanti policija e trafikut qe shpesh sillen jo ligjeshem, bejne ndalese thjeshte per ti denuar vizitorte… dothot automjete me targa te huaja dhe shpesh vetem per tu korruptuar… me 10-20. euro…

Edi Rama: Ka probleme akoma plot, po kujtesa nuk te thote gje fare per si ishte policia para 4 vjetesh?!

Komentues: Cfare keni arrit me kete Forza ligjit se asgje spo shikojm. Arta marku ka 7 muaj ne prokurori dhe e vetmja pune qe ka bere ka qene duke spostuar si pingpong gjykatsit e asgje me shume.

Edi Rama: Ke kohe plot ti ohu deri tek bari, po mendo njehere ata qe e kane barin mbi koke e jo nuk pane drejtesi, po s’pane as gjithe kete perpjekje qe po bejme ne sot per ta bere drejtesine qe neser te jape drejtesi per te gjithe njesoj! ©LAPSI.al



5 Comments

  1. ama rama pallen e metse,roshit,doshit,prenges,ndokes,tahirit apo kushdoqoft qe i siguron dy vota nuk ja leshon nga dora ,madje ju lyen me kokain e e thith bashk si iris gjoni .

  2. Ne te gjithe pergjigjet e ketij fluturuesi ne kale te rilindjes sheh vetem fitore, po a e keni pare tama si i ati e udheheqesi i tije shpirteror, por edhe me i avancuar,, sepse ka korrupsionin, hajdutllekun, mashtrimet, drogen , mafiozet, e oligarket. Ky eshte matufepsur, e mire thone qe eshte bere per tu vizituar nga psiqika. A shikoni nga fitoria ne fitorie thote, nuk pranon asgje nga realiteti i jetes e i gjendjes se popullit, por se te gjithe punet e ekonomine e ka rre gulluar,,, Ketu eshte edhe klecka qe ai ka me principin e drejtimit te pushtetit. Kete popull e drejto nje miop, e xhvates, me tere ato qe i permenda siper.A mund te durohet ky ironik, e i semure qe te jete ne krye te shtetit? KURRE..Shporria, largimi, e mos kthimi i tije e shpures qe e ndjek do jete e aredhmja e jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *