• |
ide | kryesore

Shqipëria përfshihet nga frika e tërmeteve, 6 lëkundje të tjera pas mesnatës

Lajme, Të fundit
termet.jpg



Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë pas goditjeve të forta paraditen e djeshme. Vetëm nga mesnata e deri në orët e para të ditës së sotme ka pasur 6 lëkundje tërmeti me forcë të ndryshme. Por ajo që vihet re është se pjesa më e madhe e lëkundjeve vijnë nga deti Adriatik, pranë Gjirit të Lalëzit.

– Kështu në orën 00:48 ka pasur një lëkundje me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik pranë Gjirit të Lalzit me thëllësi 15 km.

– Në orën 2:09 minuta ka pasur një lëkundje tjetër me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në Shetaj, kepi i Rodonit me thellësi 42 km.

– Në orën 3:17 të mëngjesit sërish një lëkundje pranë Mazhës në Fushë-Krujë me thellësi 18 km dhe me magnitudë 3.

– Por nuk mbaron me kaq. Në orën 4:14 minuta, lëkundje më e lehtë është ndjerë 3 km në Jugperëndim të Thumanës me magnitudë 2.3 dhe thellësi 17 km.
– Tjetri sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka rënë në orën 4:20, sërish në detin Adriatik, pranë Gjirit të Lalëzit me magnitudë 3.1 dhe thellësi 6 km.

– Ndërsa i fundit në orën 4:33 pranë Kuraten në Gjirin e Lalëzit me magnitudë 2.5 dhe thellësi 24 km. Edhe dy goditjet e forta që tronditën vendin gjatë ditës së djeshme duke shkaktuar panik tek qytetarët vinin nga zona pranë Gjirit të Lalëzit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *