• |
ide | kryesore

Si të dukeni gjithmonë e bukur dhe e re

F1, Stil



Që lëkura juaj të duket gjithmonë e re edhe me kalimin e moshës duhet të filloni të kujdeseni për atë që të duket edhe më e freskët.
Ekspertët, sipas intv.al  veçojnë disa rregulla që duhet t’i ndiqni:
1. Mbani atë që keni
Ju jeni ende të rinj dhe të bukur dhe nuk keni nevojë për produkte kozmetike për të ‘pasur një pamje të shëndetshme’. Qëllimi juaj është të ruani freskinë që ju është dhënë nga natyra.
Çfarë duhet të bëni: Pyesni veten nëse ja vlen të përdorni produkte kozmetike, apo ta lini të marrë frymë lëkura juaj lirisht.
2. Hidratojeni 
Kjo nuk do të thotë se duhet të përdorni krem hidratues, por ka mënyra të tjera për ta hidratuar lëkurën, psh: konsumoni sa më shumë ujë. Më kalimin e viteve, elasticiteti i lëkurës nuk është më i njëjti dhe duhet të kujdeseni sa më shumë.
3. Mos e prekni lëkurën
Çfarë duhet të bëni?
Hiqeni zakonin e prekjes së fytyrës kur nuk është e nevojshme.
Mos i fshini  sytë  me duar, mund të dëmtojë lëkurën
Përdorni  jastëkë mëndafshi dhe ndryshojini ato 1-2 herë në javë
 Mbajeni telefonin larg fytyrës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *