• |
ide | kryesore

Skrapar, turistja gjermane bllokohet në kanionet e Osumit, ndërhyn policia

Lajme



Policia ka arritur të shpëtojë një turiste gjermane e cila kishte ngecur në kanionet e lumit Osum. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë. Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor. Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *