• |
ide | kryesore

Tentoi të fusë 8 bashkëkombas në Angli, 6 vite burg për trafikantin shqiptar

Lajme



Një shqiptar është dënuar me 6 vite burg nga autoritetet britanike pasi fuste emigrantë të paligjshëm në Angli.

Sipas mediave britanike, 40-vjeçari shqiptar Afrim Xhekaliu, më 31 janar të këtij viti tentoi të fustë 8 shqiptarë në Angli, mes tyre dhe një femër.

Pavarësisht kundërshtive, gjykata në Londër e shpalli fajtor dhe për këtë mori dënimin 6 vite heqje lirie.

Xhekaliu, i cili jetonte në Barnet të Londrës u arrestua në Eastbourne pasi u gjet në një gomone sëbashku me 8 emigrantë të jashtëligjshëm në bord. Hetuesit besojnë se varka ishte nisur nga Franca disa orë më herët.

Mediat britanike kanë publikuar videon e momentit kur autoritetet britanike, më 31 Janar shpëtuan personat që ndodheshin në gomone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *