• |
ide | kryesore

Tite parashikon futboll spektakolar, ndërkohë mirëpret Marcelon

Rusi 2018, Sport



Brazil-Belgjikë është edhe cerekfinalja më entuziazmuese dhe sigurisht ndeshja që do ti japë tjetër status skuadrës fituese në rrugën drejt Kupës së Botës. Tekniku i 5 herë kampionëve të botës e di mirë, ashtu sikurse njeh edhe rivalin që do të ketë përballë të premten në mbrëmje. “Fuqia krijuese e Belgjikës është e dukshme, ata janë shumë të fortë, kanë kualitet dhe një trajner shumë të mirë. Do shohim një ndeshje të bukur, të pasur me një futboll spektakolar”. Në një Kazan të pushtuar nga ‘torcida’ braziliane, trajneri i Selecaos, Tite, flet për cerekfinalen kundër Belgjikës, duke vlerësuar kualitetin e rivalëve, përpara se të flasë për formacionin: “Në të majtë kthehet Marcelo – sqaroi Tite , ndërsa në mesfushë në vend të Casemiros i skualifikuar do të luajë Fernandinho. Neymar? Të thonë cfarë të duan, më intereson vetëm të vazhdojë të shprehet në nivele të larta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *