• |
ide | kryesore

Toyota Yaris me 3.4 milionë euro, dosja i kalon Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit



Dosja hetimore e 3.4 milionë eurove të gjetura të fshehura në dy makina në Portin e Durrësit i kalon për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dyshimet se 3 milionë e 366 mijë euro vijnë nga droga kanë bënë që dosja hetimore nga Prokuroria e Durrësit të përcillet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Materialet e dosjes kanë mbërritur te Krimet e Rënda, ku edhe është regjistruar procedimi penal. Brenda një afati 10 ditor të arrestuarit për çështjen, të lënë në “arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit, pritet të dalin para Gjykatës për Krimet e Rënda për rivlerësim të masës së sigurisë.

Një javë më parë Prokuroria la në burg katër të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e bllokuara në Portin e Durresit në dy makina tip Toyata Yaris në 24 qershor. Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç vijojnë të qëndrojnë në burg pas masës së sigurisë të dhënë nga gjykata e Durrësit.

Ndërkohë në kërkim në lidhje me këtë hetim vijojnë të mbeten kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi.

Prokuroria po zbardh dhe rolet në këtë grup kriminal. Elvis Vladi dyshohet se ishte personi që ka gjetur mjetet me qëllim transportin e parave, Lika dhe Cani siguruan transportin e mjeteve, ndërsa Alfred Vladi do priste mjetet kur të vinin në port, ndërkohë që Mollaymeri do zhdoganonte mjetet./abc news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *