• |
ide | kryesore

Vajza nga Gjirokastra e marrë peng, arrestohet 40-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë e Fierit kanë bërë të mundur arrestimin Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 7 dhjetor 2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të mitures si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. I arrestuari akuzohet për ‘rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’. Dosja i ka kaluar në ngarkim të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *