• |
ide | kryesore

Arrestohet greku, përdhunoi shqiptaren dhe i kërcënoi vajzën

Lajme
policia_greke1.jpg



Një 40-vjeçare shqiptare në Greqi ka denoncuar një 56-vjeçar grek për përdhunim.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari i dyshuar për përdhunim u arrestua në Ilida të qytetit Amaliada.

Ditën e djeshme, 40-vjeçarja shqiptare bëri kallëzim në polici.

Sipas dëshmisë së saj, tre ditë më parë, pasi caktoi një takim me grekun, ai e çoi atë me makinë në një zonë të veçuar në një pyll dhe duke përdorur dhunën, abuzoi me të seksualisht.

Në polici ka dëshmuar edhe vajza 22-vjeçare e shqiptares. Kjo e fundit raportohet të ketë thënë se greku iu afrua një ditë pas ngjarjes dhe e kërcënoi atë që ti thotë të ëmës të mos lajmërojë policinë lidhur me atë çka ndodhi.

Por, gruaja shqiptare vendosi të bëjë kallëzim, duke çuar kështu në pranga 56-vjeçarin grek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *