• |
ide | kryesore

Artistët drejt ngujimit në teatër/ Akti i fundit kundër projektit Rama- Fusha

Arkiva, Kryesore



Ideja e ngujimit brenda në teatër doli nga Robert Ndrenika. ““Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, ishte deklarata e fortë e aktorit në një takim me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakun Veliaj.

Ndrenika kishte qenë dëshmitar i takimeve të Edi Ramës me aktorët, 20 vite të shkuara. E dinte se e keqja e teatrit vinte nga trualli në pronësi të bashkisë dhe prona publike në pjesën e pasme të tij, ku ndodhet një sipërfaqe e madhe toke, e lakmuar nga çdo ndërtues. Prandaj kur të gjithë flisnin për teatrin, Ndrenika i mëshonte pazarit me kompaninë private, atë që me ironi e përmendte si PPP (Partneriteti Publik Privat).

Ideja për t’u ngujuar në godinë, si formë rezistence ndaj ruspave të qeverisë, u përmend vazhdimisht gjatë protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Artistët paralajmëruan përshkallëzimin e protestës, para se ligji të miratohej në parlament.

U përmend në protesta edhe greva e urisë, por ky opsion u hodh poshtë nga Elert Çeloaliaj, aktor dhe anëtar i Shoqatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, që tha se kjo nuk do të ndodhë.

“Nëse miratohet ligji do të kthehemi në teatër, mos t’u shkojë mendja për grevë urie, sepse unë i pari nuk rri në grevë urie. Por, do të shkojmë tek sheshi i teatrit dhe do të komunikojmë për masat që do të marrim. Grevë urie nuk ka, mund të ketë përshkallëzim protestash ose edhe për ngujim kemi diskutuar” u shpreh ai, gjatë protestës para parlamentit.

Pas miratimit të projektligjit shpresa e artistëve që kundërshtojnë prishjen e teatrit, është se presidenti Ilir Meta do t’i përkrahë. Me një letër drejtuar kreut të shtetit, do të kërkojnë mosdekretimin e ligjit që i hap rrugë shkatërrimit të teatrit.

Një hap tjetër, do të jetë kërkesa për angazhimin e ekspertëve të huaj për të pëcaktuar, nëse vërtet godina është e amortizuar deri në pikën sa mund të shembet, apo ekziston ende mundësia që ajo godinë të mund të rikonstruktohet.

Në fund mbetet ngujimi, një vendim që vështirë se do ta ndalë grabitjen tashmë të ligjëruar në parlament, por që do të jetë një dëshmi e rezistencës ndaj vjedhjes së paskrupullt për të nxjerrë akoma më qartë fytyrën e grupit të hajdutëve që na qeverisin.©Lapsi.al



4 Comments

  1. O popull legen. popull derdimen cohu. e. mos. u. cofsh. kure po. cfar. prisni. krejt. ne. kembe. te. zhdukni. kete. far. derrrrri. komuniste. me. helmuese. se. e. viteteve 1945\90

  2. Komenti qe i drejtova sot editorialit Tema:
    @MERO BAZE, BOTUES I GAZETES TEMA,
    LEXOVA VETEM TITULLIN E MEDIAS KU TI JE PRONAR.
    TI SI GJITHNJE, PERDITSHEM I BIE FYELLIT NE 1 VRIM.
    1.
    Qellimi i medias se pavarur nuk eshte te mbroj ne menyre strikte nje krah politik, por interesat e shoqerise shqiptare.
    2.
    Ajo pak opozite vulgare siç thua, eshte shume here me mire se nje shoqeri aktuale e dominuar nga timonieri dhe vasalet.
    3.
    Shqiperia prej 28 vjetesh ka probleme shume serioze dhe te dy krahet politike jane shume pergjegjes. Mentori yt “socialist” ne thonjeza po shet per kulla pa kriter, po jep me koncesione pa konkurs, çfare ka mbetur nga Shqiperia, po paguan pallatin e paligjshem te Lulzim Bashes realizuar nga zaptimi i shkolles 8 vjeçare publike “zenel murra” dhe zgjerimin absolutisht ilegal ne det, me plot 14 milione euro nga taksat e qytetareve shqiptare; ka 5 vjet ne pushtet dhe ne permbajtje po vazhdon politiken e mesiperme, ndersa ne fasade ka propaganden e “rilindjes shqiptare” ne thonjeza, pa pasur turp qe shqiptaret jane vitet e fundit kampione bote si emigrante dhe azilante duke kaluar edhe vende afrikane dhe aziatike qe ndodhen ne kushtet e luftes.
    TE DY PERGJEGJESIT PRODUKTET SKARCO TE PPSH-SE, NE THELB NUK KANE ASNJE NDRYSHIM.
    SHQIPTARET QE MBI 50% NUK VOTOJNE ASNJEREN, KANE NEVOJE PER DEMOKRACI & DREJTESI.
    JEPI TANI ME EDITORIALIN E RADHES!

  3. Thua vërtetë të ketë shqiptarë kaq shumë që e konsiderojnë Temën”, fletushkën e ndyrë të thashethemeve të Meros si “Media” ?
    Them “kaq shumë” se paturpësisht Meroja e propogandon paçavuren e tij në internet, si “gazeta më e lexuar nga shqiptarët”.
    Si mund të quhet “media” një fletushkë e ndyrë, që ka një rubrikë të ndyrë thashethemesh që haptazi quhet “kronikë përgjimesh familjare” të opozitës e që meret me fëmijtë, familjarët e të afërmit e liderëve të PD, vetëm me shpifje e përgojime kafeneshë ?
    Duke e parë shënimin që i bashkëngjit Meroja, mender me thënë Temës së tij të përditëshme të shashethemeve, se na qenka “gazeta më e lexuar”, jam bërë kurioz të lexoj komentet që shoqërojnë çdo shkrim.
    Komente të llumit të shoqerisë shqiptare, si për nga niveli intelektual, ashtu edhe për nga niveli i etikës qytetare e moralit. Sikur i ka nxjerrë Mero Baze të gjithë nga hunda.
    Nja dy herë kam tentuar i neveritur nga shkrimet e komentet, të them mendimet e mija me një koment.
    E pamundur.
    Jo më të pasqyrohet komenti, por as që krijohet mundësia e postimit.
    Seç “pranon” njëfarë komentuesi permanent që të thotë mendimin e tij ndryshe, por edhe këtë e bën që e gjithë tufa e qenve të lehin kundër tij, për të krijuar përshtypjen se janë të rallë shqiptarët që mendokërkan ndryshe nga Meroja.
    Tashmë nuk habitem kur shoh këtë fenomen për fletushkën e Meros, por habitem me diçka tjetër.
    Dëgjoj se në Shqipëri ka forume e organizata gazetarësh.
    Si është e mundur që këta përfaqësues të medias shqiptare nuk shqetësohen për këtë koleg të tyre që abuzon me median duke e kthyer në klub thashethemesh e sharjesh të ndyra banale , apo më keq akoma një zyrë shtypi të ish sigurimit të kohës së diktaturës ?
    Edhe sigurimi, shpifjet e përgjimet e spiunëve i mbante fshehur e i përdorte për gjoja si dëshmi gjyqesh të sajuara politike. Meroja e bën këtë hapur publikisht, e askush nuk kujtohet edhe nga opozita që ti bjerë kokës me këtë abuzim deri kriminal me lirinë e mendimit e jo më kolegët e tij që duhej të turpëroheshin.
    Është tjetër gjë gazetaria investiguese që synon të gjejë fakte kompromentuese për cilindo person të dyshuar në krime e krejt gjë tjetër të përgojosh pa asnjë fakt familjet e cilitdo politikani, për hir të ca parave të qelbura që ta mbajnë fletushkën tënde.

  4. Ne 1992 ish te perndjekurit politik hyne ne greve urie tek Partia republikane.Sala coi Gazideden dhe I nxorri per bythe,sepse greva nuk ishte ligjore.Mendoni Valle qe ka bythe kjo Pune,pyetni Saliun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *