• |
ide | kryesore

Bëhuni gati të gjobiteni 15 mijë lekë të reja nëse përdorni celularin në makinë

Lajme, Të fundit



Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, edhe me pasoja të rënda për jetën. Për këtë arsye, Policia Rrugore kërkon pesëfishimin e gjobës, pasi vlera aktuale është qesharake në raport me rrezikun që paraqet.

Aktualisht, vlera e gjobës për këtë shkelje varion nga 1.000 lekë deri 1.500 lekë. Por, në ndryshimet e reja që policia kërkon t’i bëhen Kodit Rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5.000 deri në 15 mijë lekë, e njëjta masë si për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Por, grupi i punës, i ngritur për ndryshimet e reja, sipas burimeve ka parashikuar edhe një masë tjetër plotësuese. Në rast se një drejtues mjeti do të gjobitet tri herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do t’i pezullohet leja e drejtimit për 6 muaj.

Këto ndryshime kanë gjetur edhe mbështetjen e disa deputetëve, që pritet t’i propozojnë së shpejti Parlamentit shqyrtimin e Kodit Rrugor.



2 Comments

  1. Ajo pjesa kur thote “…ka gjetur dhe mbeshtetjen e disa deputeteve…”, te dhjet ne breke nga te qeshurat

  2. Une them ti vrasim!!! Pas tridhjete mije leke te reja per semafor, dhe burg per 2 birra, une them ti vrasim keta qe kapin celularin ne makine. Jo per gje por nuk ka problem parakalimi ne kryqezim, parkimi ne cepa rrugesh dhe mbi vija te bardha i makinave te medha te droges qe policia vetem pershendet, perdorimi I bories per pershendetje “miremengjes” etj etj…Kur dikush kap celularin duhet ta vrasim!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *