• |
ide | kryesore

Çfarë ndryshon pas shembjes së teatrit?

1, Ide



Kjo e enjte është një ditë që do të hyjë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Jo për faktin se 75 deputetë, sejmenë të Edi Ramës, ngritën kartonat për të shkatërruar Teatrin Kombëtar. Jo se ata po i zhvasin Tiranës një nga monumentet e pakta që evokojnë periudhën kur ajo filloi të vinte era qytet.

As se këtu kemi thjeshtë të bëjmë me një grabitje të pastër, nga ato të cilat qeverisjet në Shqipëri prodhojnë vazhdimisht. As se u përdhosën disa ligje të rëndësishme dhe u shkel brutalisht Kushtetuata e vendit.

Të gjitha këto, që tani janë thënë dhe stërthënë, qëndrojnë plotësisht. Por ajo që ka ndodhur sot është më e rëndë sesa kaq. Sepse ajo instalon nje regjim të ri në Shqipëri, sepse ajo shënon një pikë kthese në rendin e tanishëm të gjërave.

Deri më tani shqiptarët kanë qenë të ndërgjegjshëm se pothuajse të gjithë politikanët vjedhin. Se ata marrin rryshfet, para të thata, prona në natyrë, metra katrorë, përqindje në aksione për çdo firmë që hedhin. Njerëzit shikojnë se ku ata banojnë, se me ç’vetura lëvizin, se në ç’shkolla i edukojnë fëmijët, se ku i kalojnë pushimet dhe se si i ndërrojnë kostumet e tyre “sur mesure”.

Por, megjithëse ky është një sekret publik, deri më sot dukja është ruajtur. Nano s’e ka pranuar kurrë se ka nxjerë gruan për të bërë para. Berisha s’e ka thënë asnjëhere se kishte emëruar të birin për sekser. Meta e ka mohuar gjithnjë se në bllok mbante llogaritë e korrupsionit. Pra të gjithë, në një farë mënyre, janë munduar të ruajnë së paku fasadën.

Deri tani kështu ka grabitur edhe Edi Rama. Ne të gjithë kemi njëmijë e një pikpyetje për mënyrën se si janë dhënë koncesionet e shëndetësisë. Ne të gjithë kemi hije të forta dyshimi për allishverishet që janë bërë me kontratat e inceneratorëve për djegien e plehrave. Ne të gjithë nënqeshim sa herë jepet një leje e re kulle në Tiranë. Për të gjitha këto dihet pazari, përqindjet dhe sa hyn pak a shumë në xhepin e nëjrit apo tjetrit.

Por, edhe në këto raste flagrante, një lloj formalizmi është ruajtur. Një gjysëm procedure është zbatuar, një lloj gare farsë është kryer.

Ndërsa prej sot e tutje ka rënë bilbili i përfundimit të kësaj loje me maska.

Këtë të enjte, Edi Rama, me 75 shurdhë- memecët e tij, i ka dhënë të drejtën vetes të vjedhë me ligj. Ai ka ngritur siparin e një faze të re duke e detyruar parlamentin t’i dhurojë 8 mijë metra truall publik një kompanie private.

Sipas rrëfimit të tij haluçinant, një biznesmeni që deri më tani idenë më të ndriçuar e ka pasur që të pagëzojë një rrugë të qytetit me emrin e vet, që në të gjallë, i paska lindur inspirimi ta bëjë Shqipërinë me një teatër modern. Po sipas kësaj legjende, ai paska gjetur edhe një arkitekt me renome ndërkombëtare që ka kopjuar shpejt e shpejt një godinë të ngritur më parë në Kore. Dhe sapo ka dëgjuar për këtë dhuratë nga qielli, qeveria na qenkësh mrekulluar. Ajo është treguar e gatshme t’i falë një pronë publike- që vlen 200 milion euro e më shumë- mu në zemër të Tiranës.

Po pastaj kanë filluar problemet. Kjo nuk bëhet pa miratimin e Këshillit Bashkiak ku nuk kemi shumicën? S’ka problem.

Kjo nuk bëhet dot në kuadrin e ligjit aktual për prokurimin publik, për konçensionet apo për investime strategjike? S’ka problem.

Kjo nuk bëhet dot pa garë dhe pa i dhënë edhe konkurrentëve të tjerë në treg mundësinë që të japin një ofertë më të volitshme në këmbim të kësaj pasurie përrallore? Edhe kjo tejkalohet.

Dhe kështu lindi ligji i sotëm Rama- Fusha, i cili nuk është vetëm një grabitje ditën për diell, por një gjë shumë më e madhe. Ai përbën pikën e kthesës, se që këtej e tutje, të vjedhësh, nuk është më e ndaluar; se boll të mblidhen bashkë një pushtetar dhe një oligark dhe kjo qenkësh e mjaftueshme që të rrënohet trashëgimia, të tjetërsohet prona publike, të mos pyeten grupet e interesit, të shpërfillet i gjithë korpusi ligjor ekzistues e kështu me radhë…

Me pak fjalë, votimi i sotëm për shembjen e teatrit nuk do të hedhi në erë vetëm godinën e fisme të ndërtuar nga italianët , por ai i ka vënë minat edhe praktikës çerek shekullore për të vjedhur me kujdes, për të grabitur me skrupuj dhe për të mos e legalizuar hajdutërinë si meritë.

Prej sot ne kemi hyrë në një fazë të re.

Në një fazë ku ne gazetarët është e kotë të përpiqemi të bëjmë hetime investigative, të tregojmë me prova dhe fakte mëkatet e një pushteti që e pohon me krenari krimin e tij.

Në një fazë ku shoqëria civile dhe aktivistët antikorrupsion nuk ka vlerë të na tregojnë sesa thellë ka vajtur e keqja.

Në një fazë ku opozita, sa herë që do të tentojë të shkojë këtej e tutje në parlament, do të bëhet thjeshtë fasadë e atij grushti grabitësish që dialogojnë vetëm me veten.

Që prej kësaj të enjteje, kur parlamenti e legalizoi vjedhjen me ligj asgjë nuk mund të jetë si më parë.

Para të gjithëve kanë mbetur vetëm dy rrugë: ose të nënshtrohen para këtij regjimi të ri, ose të kërkojnë metoda të ndryshme nga deri sot për të ndaluar këtë bandë.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Nesër rrëmbeni hunjtë dhe të gjithë tek Kryeministria.

    As 24 orë nuk do të qëndrojë policia.

    Nqs sot nuk rrëmbejmë hunjtë kundër këtij lapangjozi, nesër do të na hyjë ai në hu e do të bëjë çfarë ti dojë menderja

    O sot o do të pendohemi që nuk kemi vepruar.

  2. Ka rene Kushtetuta, e per kete shkak po vidhet me ligj. Nuk eshte problemi thjesht cfare u vodh sot, por cfare mund te bej ai neser.

    Ne kete pike mund te anulloje zgjedhjet, te shkarkoje Presidenti, te shpalle veten mbret, dhe ti bej te gjitha keto me nje VKM. E pse jo? Nuk ka asnje Gjykate Kushtetuese qe e ndalon.

    1. Nuk ka nevoje te presim nje dite, Ai qe ngrihet per Buken e gojes dhe per te drejten e Zotit, ka gjithmone te drejte!

  3. Dje, në Kuvendin me kryetar ish ministrin e fundit të sigurimit të diktaturës enveriste, Gramoz Ruçi, u vendos me shumicë kartonash shkatrimi i një objekti historik, jo vetëm si Teatër kombëtar, ashtu siç përkufizohet, por edhe një objekt historik ku janë zhvilluar gjyqet enveriste për të pushkatuar elitën intelektuale nacionaliste patriotike. Duhej të mjaftonte qoftë edhe ky fakt, për ta ruajtur këtë godinë si një muze e në muret e saj të shkruheshin emrat e martirëve viktima të diktaturës komuniste.
    Po dje, pashë që të propogandohej në të njejtën kohë në televizionet shqiptare, një mbledhje e organizuar nga ministri i mbrendshëm Xhafa, edhe ky një ish hetues i sigurimit, ku ishte thirrur e gjithë trupa dipllomatike, për të bërë paradën e sukseseve të kësaj ministrie që “duarrtrokitej” nga hipokrizia dipllomatike.
    Dëgjova ndërmjet të tjerash, shokun Xhafa, që të bënte deklaratën e “zgjuar”, se krimi e korrupsioni nuk mund të luftohet mbrenda një dite, por duhen vite për ta bërë.
    Pashë se një pjesë e ambasadorëve, e veçanërisht një flokë kuqe që kishte Xhafa në krah, e miratuan më kënaqesi këtë deklaratë “realiste” të Xhafës.
    Nuk e di se çfarë mendonin ambasadorët, por mua më shkoi mendja menjëhere se ky farë ministri luftëtar i mafies e krimit, priti 15 vjet që të çonte vëllanë e tij për të vuajtur dënimin me burg si trafikant ndërkombëtar të drogës, edhe këtë e bëri në një ditë, pasi me mijra protestues i kanë kërkuar dorheqjen.
    Sigurisht që ambasadorët janë përfaqesues dipllomatikë të qeverive të tyre e takimet duhet ti bëjnë me qeverinë e vendit ku janë akredituar.
    Por në një kohë kur ministrat e mbrendshëm të qeverisë socialiste, kanë qenë në shënjestrën jo vetëm të opozitës, mediave e opinionit publik, por edhe të parlamenteve e mediave europiane, e shoh të çuditëshme që ambasadorët të pranojnë të takohen e të dëgjojnë broçkullat e sukseseve të kësaj qeverie, pa praninë e opozitës.
    A mos Gabrieli i Gjermanisë, nga ministër i jashtëm i këtij vendi, na qenka bërë ministër i jashtëm i gjithë botës ?
    Ai i pat dhënë ultimatum opozitës shqiptare, se po të mos më bindeni mua, do ta kthej Shqipërinë në sistemin e mëparshëm monopartiak.

  4. O bushat shkrimi që ke bere duhet te ishte cfare do te bente rama sikur njerëzit mos e lejonin te prishet teatrin apo ate tekste eke harru

  5. Çdo ndryshoje ? Asnje gje , ky vend ket lloj specie rriska .Populli yne trim , paqesor dhe liridashes do ec perpara .

  6. Na mbyten budallenjte. Keta derdimene, si Bushati, Shkullaku me shoke akoma shpresojne te Luli. ‘Asgje s’do jete me si me pare’ – tha Luli. Dhe Bushati hidhet si peshkunte karremi megjithese kete karrem e kane ngrene Bushati dhe demokratet me qindra here qe kur Lulit ju dhurua Partia Demokratike ne paje qe 6 vite perpara. E ka thene Ajnshtajni, shenja e budallekut eshte te besh te njejten gje dhe te presesh rezultat ndryshe. Budallai drejton qorrin ndersa Rama drejton pa i hyre gjemb ne kembe Shqiperine.

  7. Kur do te shkojme ne Teater do te duhet ti marrim leje nje privati per te hyre ne oborrin e tij dhe shteti do ti paguaje perjetesisht qira pasi ndertesa do te jete publike por trualli do te jete privat.

  8. Nuk do te ndryshoje asgje ! Andi dhe Ylli se bashku me Lubonjen jane “llafe kafenesh” te pa pare do te vazhdojne me urdher te Saliut,paraja e hedh ujin perpjete,plus Saliu u ka dosjet! Me nje ego te madhe komuniste nuk dine se cfare thone se cfare shkruajne! Urrejtja per Edi Ramen ju ka erresuar syte dhe u terbulluar mendjen! Por edhe duan t’i sherbjne komunistit te vetem Saliut! Nuk e kuptoj se nga vjen gjithe kjo urrejtje patollogjike?! E kane nga edukimi i tyre apo jane qenije te lindura per te kritikuar c’do gje?! Morali eshte tema e preferuar e tyre! Por vetem per Edi Ramen dhe jo per Saliun kriminel dhe veten e tyre! A jane valle te moralshem keta njerez te shekullit te 20te?

  9. Ka vite e vite qe ‘thirrjeve’ te paleve neper konflikte nga me te ndryshmet, populli nuk ju pergjigjet me. Kjo sepse, me urtesine e vet, e ka kuptuar mire se asnjera pale nuk eshte me e mire se tjetra, asnjera nuk ja do te miren, me shume se tjetra.

    Si mund ti besoje populli opozites se sotme, te drejtuar nga po ata individe qe e kane qeverisur shume keq vendin per vite e vite me radhe!? Individe te perkrahur nga nje lukuni halabakesh (kujto Noken e Salianjin me shoke) qe s’ka c’ti kete zili rilindasve me te felliqur.

    Po te ashtuquajtures shoqeri civile si mund ti besoje, kur e sheh perdite te majmet zyrave e lokaleve te shtrenjta ne Bllok, lepire e rreshtuar perkrah pushtetit te rradhes!?

    Per mediat pastaj, as qe behet fjale! Kur nuk jane ne duart e mafiozeve sipermarres, apo te rreshtuara haptazi politikisht, jane te dyja bashke: mafioze e te rreshtuar!

    Keshtu pra, Bushat, ju korrni ate qe keni mbjelle. Indiferenca eshte pjelle e sjelljes suaj. Nga kjo do te perfitoje maskarai me i zoti.

  10. Rama vijon te mos pjerdhi opinionin e analisteve te pavarur qe jane ajka e intelektualeve shqiptare dhe per cudi gezon besimin e shumices derrmuese te votuesve.Prandaj ka ardhur momenti I “Qadres 2”.Qadra 2 duhet ngritur brenda godines se teatrit popullor.Ju jeni teater, respekte.

  11. O i paemer se jane shume!Analistet si Andi e Tosi etj. nuk jane ajka e inteligjences shqiptare! Jane llymi! Nuk gezojne besimin e shqiptareve!Jane te shitur! Qadra 2! Q{qadra} nuk behet brenda ka tjeter emer! Qadra mesohet tek universitetet analfabetesh te saliut!

  12. Syri I shkodres ,mos u trego edhe ti zog gomari si ajka e Intelektualeve,analisteve,mediatiksave qe kane master shqupi.

  13. Të gjithë politikanët e sotëm shqiptarë janë njëlloj batakçij, të korruptuar e banditë !
    Politikanë të ndershëm, të zgjuar, intelektuale e demokratë ishin ata që drejtuan Shqipërinë për 45 vjet nga Blloku i Byrosë politike të KQ të PPSH.
    Saliu e shkatëroi Shqipërinë sepse emëroi si “sekser” djalin e tij Shkëlzenin. Këtë zbulim e bëri “gazetari investigativ i antenës në familje, Mero Baze.
    Edi e degjeneroi moralin shqiptar se akuzoi të atin si baba të djalit të tij. Edhe këtë zbulim e bëri Mero Baze.
    Iliri “mbledh para me bllok”. Këtë zbulim e bëri Dritan Prifti, që padashur i zbuloi vetes abuzimet e veta.
    Nanoja gjithë të keqen e paska pasur, se “nxori gruan e tij, për të bërë para”.
    Luli e shkatëroi Shqipërinë se në kohën e Enverit paskej qenë ministër i mbrojtjes e paskej ndërtuar SHQUP-in.
    Këtë zbulim e bëri Edi me intelektualin e shquar nga katundet e Librazhdit, Taulant Ballën.
    Po kush e “gradoi” Gramoz Ruçin, ish ministër i fundit i sigurimit të Ramiz Alisë e na e bëri kryetar të parlamentit “pluralist demokratik” të Shqipërisë , pasi kishte bërë ministër të jashtëm Ditmir Bushatin, birin e sekretarit të parë të PPSH, apo ministër të mbrendshëm një ish hetues të sigurimit ?
    Kush e përzgjodhi Tahirin si ministër të luftës së mafies së drogës e bile e quante si ministrin e tij më të suksesshëm ?
    Kush na i bëri deputetë Doshët, Frrokët, Prengët, etj, biznesmenë me të kaluar të dyshimtë kriminale ?
    Kush i përzgjodhi kryetarët “e ndershëm” të bashkive të rretheve si Roshi, Peçi, Sejdiu, Dako etj ?
    Kush përzgjodhi si ministra Tahirin, Beqjen, Xhafën, Ahmetajn etj që lulëzuan krimin e korrupsionin ?
    Dreqi e mori, po cili nga kryeministrat e historisë 1006 vjeçare të krijimit të shtetit shqiptar, është parë që të përdorë vetë drogën e flet çapraz si i droguar në publik ?
    Dreqi e mori, por edhe në këto 27 vite të sistemit demokratik pluralist alla shqiptar, cili kryeministër arriti që Shqipëria të bëhej Kolumbia e Europës duke thyer rekordet e trafikut të drogës ?
    Cili kryeministër me ligj të aprovuar nga Kuvendi miraton vendime të paligjëshme antikushtetuese, në një kohë që e ka shkrirë Gjykatën kushtetuese ?
    Cilin kryeministër të Europës e keni parë që të paraqitet në takime qeveritare me këpucë atlete të bardha ?
    Fundi i fundit, cilit kryeministër të Europës mund ti drejtosh gishtin se ka dalë publikisht nudo ?
    Ka pasur Brazili si “ministër futbolli”, futbollistin më të shquar të botës Pelen.
    Po ç’ne të zgjedhë Shqipëria si kryeministër një piktor e sportist mediokër ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *